Goli i Kylian Mbappe kundër Dortmund

Sport

Kupa e Botës për Klube/ Real Madrid 'braktis' Mbappenë në stadium, sulmuesi largohet pas 58 minutash

8 Korrik, 14:10| Përditesimi: 8 Korrik, 14:12

  • Share

Fitorja e Real Madrid ndaj Borussia Dortmund në “MetLife Stadium” të SHBA-së, në kuadër të Kupës së Botës për Klube, u mbyll me një episod interesant jashtë fushës. Ndërsa skuadra spanjolle u nis me urgjencë drejt aeroportit për të udhëtuar në drejtim të Miamit, Kylian Mbappé u detyrua të qëndronte në stadium.

Sulmuesi francez u përzgjodh nga stafi i kontrollit anti-doping për të kryer testet pas ndeshjes dhe për këtë arsye nuk mundi të largohej me shokët e ekipit. Real Madrid u largua nga stadiumi në orën 19:30 me orën lokale, ndërsa Mbappe përfundoi procedurat në orën 20:28, duke qëndruar në ambientet e “MetLife” plot 58 minuta më gjatë.

Pavarësisht vonesës, gjithçka u zhvillua sipas rregullores dhe lojtari iu bashkua më vonë ekipit në destinacionin e radhës.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    I kishin mbetur edhe 3 muaj burg, si e vlerësoni lirimin e Salianjit?