Fitorja e Real Madrid ndaj Borussia Dortmund në “MetLife Stadium” të SHBA-së, në kuadër të Kupës së Botës për Klube, u mbyll me një episod interesant jashtë fushës. Ndërsa skuadra spanjolle u nis me urgjencë drejt aeroportit për të udhëtuar në drejtim të Miamit, Kylian Mbappé u detyrua të qëndronte në stadium.
Sulmuesi francez u përzgjodh nga stafi i kontrollit anti-doping për të kryer testet pas ndeshjes dhe për këtë arsye nuk mundi të largohej me shokët e ekipit. Real Madrid u largua nga stadiumi në orën 19:30 me orën lokale, ndërsa Mbappe përfundoi procedurat në orën 20:28, duke qëndruar në ambientet e “MetLife” plot 58 minuta më gjatë.
Pavarësisht vonesës, gjithçka u zhvillua sipas rregullores dhe lojtari iu bashkua më vonë ekipit në destinacionin e radhës.
Komente
