Skiatorja Lara Colturi

Sport

Kupa e Botës për Ski/ Lara Colturi e pafat, nuk mbyll dot lëshimin e dytë në pistën e Levit (VIDEO)

16 Nëntor 2024, 16:17| Përditesimi: 16 Nëntor 2024, 16:22

  • Share

FINLANDË - Lara Colturi ka qenë e pafat sot, duke mos arritur ta mbyllë lëshimin e dytë në disiplinën e Sllallomit të Levit në Kupën e Botës për Ski që ndalesën e radhës e kishte në Finlandë.

Në lëshimin e parë italiania e natyralizuar si shqiptare u rendit e 20-ta ndërsa në të dytin nuk arriti ta mbyllë pas një gabimi në pjesën e dytë të lëshimit.

Ndalesa e rradhës për Larën është në Obergurgl të Austrisë fundjavën e ardhshme. Gara e Levit u fitua nga kampionia Mikaela Shiffrin.

Kujtojmë se në garën e parë, zhvilluar më 26 tetor, Colturi u rendit e 16-ta në botë në Soelden të Austrisë.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?