Çeki 0-0 Kroaci

Sport

Kupa e Botës/ Skocia përmbys 3-1 Greqinë, Austria shënon 10 gola! Ishujt Faroe turpërojnë Malin e Zi, ndalet Kroacia

10 Tetor, 09:39| Përditesimi: 10 Tetor, 09:53

  • Share

Kupa e Botës 2026 është në fazën kualifikuese, ndërsa në zonën UEFA u zhvilluan tetë ndeshjet e radhës. Të enjten ra në sy fitorja me 10 gola e Austrisë, humbja e Greqisë dhe Malit të Zi, apo edhe barazimi i Kroacisë.

Në Vienë, Austria fitoi 10-0 kundër San Marinos. 'Festivali' i golave nisi që në minutën e shtatë me Schmid, për të vijuar me Arnautovic, Gregoritch, Posch dhe Laimer. Arnautovic në pjesën e dytë shënoi edhe tre herë, për 'pokerin' personal.

Surpriza më e madhe ishte në Torshavn, me vendasit e Ishujve Faroe që fituan 4-0 kundër Malit të Zi. Debutimi i Mirko Vucinic shkoi në mënyrën më të keqe të mundshme.

Në Glasgou, Skocia përmbysi 3-1 Greqinë. Ballkanasit kaluan në epërsi me Tsimikas, teksa vendasit përmbysën me Christie, Ferguson dhe Dykes. Çekia dhe Kroacia barazuan 0-0. Holanda fitoi 0-4 kundër Maltës me golat e Gakpo (2x), Reijnders dhe Depay.

Kupa e Botës, faza kualifikuese - e enjte, 9 tetor 2025

Grupi C

Bjellorusi 0-6 Danimarkë

Skoci 3-1 Greqi

Grupi G

Maltë 0-4 Holandë

Finlandë 2-1 Lituani

Grupi H

Austri 10-0 San Marino

Qipro 2-2 Bosnja dhe Hercegovina

Grupi L

Çeki 0-0 Kroaci

Ishujt Faroe 4-0 Mali i Zi

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kushtetuesja pezullon dekretin për zgjedhjet në Tiranë, si e vlerësoni?