Bayern Munich 0-1 Bayer Leverkusen

Sport

Kupa e Gjermanisë/ Leverkusen eliminon Bayern Munich, Neuer karton të kuq për herë të parë! Më tej Bremen, Stuttgart e Bielefeld (VIDEO)

4 Dhjetor 2024, 12:01| Përditesimi: 4 Dhjetor 2024, 12:04

  • Share

Kupa e Gjermanisë zhvilloi të martën katër ndeshjet e fazës së 1/8, të cilat janë me eliminim direkt. Më tej kaluan Bayer Leverkusen, Stuttgart, Bremen dhe Arminia Bielefeld.

Në ‘Allianz Arena’ Bayern Munich u mposht 0-1 nga kampionët në fuqi të Bayer Leverkusen. Ndeshja nisi malore për vendasit, kjo pas daljes me karton të kuq të portierit Manuel Neuer pas 17 minutave lojë. Në moshën 39-vjeçare dhe më shumë se 900 ndeshje në karrierë, Neuer u ndëshkua për herë të parë me karton të kuq. Goli i vetëm që kaloi Leverkusen më tej u shënua nga Tella në minutën e 69-të.

Arminia Bielefeld kaloi 3-1 Freiburg, Stuttgart fitoi 0-3 kundër Regensberg dhe Uerder Bremen fitoi 1-0 kundër Darmstadt.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?