Como feston kalimin në 1/8 e Kupës së Italisë

Sport

Kupa e Italisë/ Como, Parma dhe Venezia kalojnë turin, mësohen çiftet e fazës së 1/8-ave

25 Shtator, 10:33| Përditesimi: 25 Shtator, 10:35

  • Share

Kupa e Italisë, kompeticioni i dytë më i rëndësishëm në futbollin italian zhvilloi të mërkurën tre ndeshjet e radhës për turin e 1/16-ave. Një biletë për më tej siguruan Como, Venezia dhe Parma.

Në 'Ennio Tardini', Parma vendase kaloi me vështirësi Spezian. Koha e rregullt u mbyll 2-2, ndërsa vendasit u treguan më të saktë duke fituar 4-3 nga penalltitë. Golat e ndeshjes për Parmën u shënuan nga Britschgi dhe Pellegrino, ndërsa Spezia shënoi me Aurelio dhe Lapadula.

Verona dhe Venezia barazuan 0-0 gjatë kohës së rregullt, ndërsa miqtë u treguan më të saktë duke fituar 4-5 pas penalltive. Te Verona nga 11 metra gaboi Ebosse.

Në 'Giuseppe Sinigaglia', vendasit e Comos fituan 3-0 kundër Sassuolos me golat e Rodriguez (2x) dhe Douvikas.

Rezultatet:

Parma 2-2 Spezia (fitoi Parma me 11 metërsha)

Verona 0-0 Venezia (Venezia kalon pas penalltive)

Como 3-0 Sassuolo

Ndeshjet e fazës së 1/8-ave:

Bologna - Parma

Lazio - Milan

Juventus - Udinese

Inter - Venezia

Fiorentina - Como

Napoli - Cagliari

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?