Genoa dhe Torino janë kualifikuar në fazën e 1/8 të Kupës së Italisë. Genoa mundi 1-0 Spal dhe në turin e ardhshëm, me ndeshjet që do luhen në janar, do të përballet me Romën.
Kualifikimin me ‘poker’ golash e siguroi Torino që mundi në shtëpinë e saj Cittadella 4-0. Për skuadrën nga Seria A ishte gjithçka e thjeshtë dhe golat mbajnë firmën e Radonjic, Pellegri, Shurs e Zima. Në fazën e 1/8 në Kupën e Italisë Torino do të ketë përballë Milanin.
Përveçse në Itali ndeshje kupe janë luajtur edhe në Gjermani. Leipzig mundi pastër 4-0 Hamburgun dhe avancon në turin e radhës. Dygolësh shënoi Poulsen në sfidën e vlefshme për turin e dytë. Avancuan në turin e tretë të Kupës së Gjermanisë edhe Frankfurt e Volfsburg. Hofenhaim mundi 5-1 Shalke 04 ndërsa supriza e madhe erdhi nga Darmshtad që eliminoi Borissia Gladbah. Sot zbret në fushë Bayerni që luan ndaj Augsburg e Dortmundi që udhëton në Hanover.