Foto nga ndeshja

Sport

Kupa e Italisë/ 'Luftë' në derbi, Juventusi dhe Interi prodhojnë 2 gola dhe 3 kartona të kuq! Kualifikimi vendoset në ndeshjen e kthimit

4 Prill 2023, 22:58| Përditesimi: 5 Prill 2023, 09:19

  • Share

Juventusi barazoi këtë të martë 1-1 me Interin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Në "Allianz Stadium" në Torino, bardhezin të iu falën golit të Cuadrado në minutën e 83 të ndeshjes, teksa në limite (90+5) miqtë barazuan me penalltinë e Lukakut.  Pjesa e parë ka pasur disa raste, me asnjë nga skuadrat që nuk mundi ta dërgonte sferën në rrjetë.

Në pjesën e dytë, skuadrat u treguan më kërkuese dhe fati së pari i buzëqeshi bardhezinjve, me djemtë e Allegrit që nuk e mbajtën dot avantazhin. Në këtë sfidë për nëntë minuta luajti edhe Kristjan Asllani, që mori vendin e Brozovic te Interi.

Fundi i ndeshjes ka qenë i tensionuar në Derbin e Italisë, me Lukakun që pas penalltisë të shënuar ka provokuar tifozët bardhezi duke i kërkuar të heshtin. Kaq ka mjaftuar që belgu të dilte ma karton të kuq, teksa pas fërshëllimës së arbitrit, Cuadrado dhe Handanovic kanë dalë me karton të kuq pas përplasjes mes tyre.

Pasi e ka mundur dy herë këtë sezon në kampionat, Juventusi u ndal në barazim në shtëpi, me duelin e kthimit më 26 prill që do vendosë skuadrën finaliste të Kupës.

/S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?