Nunes duke festuar golin

Sport

Kupa e Ligës, Liverpool e Arsenal në gjysmëfinale! Atalanta dhe Roma goleadë në Itali (VIDEO)

19 Dhjetor 2024, 10:51| Përditesimi: 19 Dhjetor 2024, 10:57

  • Share

Liverpool, jo pa vështirësi, por ia ka dalë të presë një biletë në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës. “The redsat” që po dominojnë Premier League, mposhtën 1-2 në çerekfinale Southampton, teksa fillimisht realizoi Darëin Nunez dhe më pas Elliot. Në pjesën e dytë vendasit shkurtuan diferencën, por nuk arritën që të barazonin.

Biletë për në gjysmëfinale preu edhe Arsenali, që fitoi 3-2 kundër Crystal Palace. Miqtë realizuan të parët në Londër, por më pas ‘topçinjtë’ shënuan 3 herë me Gabriel Jesus. Më pas Nketiah vulosi rezultatin përfndimtar të sfidës.

Njëjtë si Liverpool dhe Arsenal bëri edhe Newcastle, që eliminoi 3-1 në çerekfinale Brentford. Tonali shkëlqeu në këtë ndeshje me ‘dopietë’, ndërsa 1 gol e realizoi Fabian Schar. Skuadra e fundit gjysmëfinaliste e Kupës së Ligës do të përcaktohet sonte teksa Tottenham pret në Londër Manchester United.

Në Kupën e Italisë Atalanta kryesuese e Seria A ‘masakroi’ 6-1 Cesenan. Golat për bergameskët, ku Gjimshiti luajti titullarë, erdhën nga Zapaccosta, De Keteleare dhe Samardiz ‘dopietë’, si dhe Brescianini që realizoi në minutën e 54. Në çerekfinale Atalanta do të përballet me Bolognan.

Biletë për në çerekfinale të Kupës së Italisë preu edhe Roma. Verdhekuqtë që po kalojnë momente të vështira këtë sezon fituan 4-1 kundër Sampdorias. Dovbyk u çlirua me ‘dopietë’, ndërsa në vijim realizoi Baldanzi dhe Shumurudov.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?