Çaste nga ndeshja Real Madrid- Barcelona

Sport

Kupa e Mbretit/ Barcelona eleminon Realin mes ''spektaklit''

27 Shkurt 2019, 22:50| Përditesimi: 27 Shkurt 2019, 23:01

  • Share

Barcelona ka eleminuar Real Madridin në ndeshjen e vlefshme për gjysëmfinalen e Kupës së Spanjës. Në një mbrëmje të zjarrtë në Santiago Bernabeu Barcelona ka arritur të eleminojë galaktikët edhe pse ndeshja e parë do të mbyllej në barazim 1-1. Pjesa e parë do të mbyllej me rrjeta të paprekura, ndërkohë pjesa e dytë do të dhuronte plot 3 gola.

Fillimisht do të ishte Suarez i cili me anë të një aksioni spektakolar do të shënonte golin e avantazhit. Më pas në një aksion me protagonist kryesor Ousmane  Dembele, mbrojtësi francez i Realit, Raphael Varane do të çonte topin në portën e tij. Serinë e golave do ta mbyllte Suarez, pas një penalltie të fituar po nga ai do të shënonte me një ''panenka'' që do të shtangte gjithë Bernabeun. 

Barcelona shkon në finalen e Kupës së Mbretit e cila do të përballet me fituesen e çiftit tjetër gjysëmfinalist Betis Sevilla- Valencia. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?