Kupa e Shqipërisë/ Disfatë e Kukësit, Vllaznia mposht Kamzën, Teuta dhe Luftëtari bëjnë detyrën

23 Janar 2019, 16:27| Përditesimi: 23 Janar 2019, 16:28

  • Share

Janë luajtur sot pjesa më e madhe e ndeshjeve të para të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë ku ka patur jo pak surpriza. Kukësi edhe pse ka kaluar i pari në avantazh, është mposhtur 2-1 në transfertën e Fierit kundër Apolonisë. Goli për verilindorët e Cungut u realizua nga Et’hemi, ndërsa për firekët përmbysën Gjata dhe Hysenshahaj.

Surprizë është edhe humbja e Laçit me rezultatin 2-0 kundër Bylisit. Kurbinasit e kanë patur të vështirë ndaj bashiotëve të cilët realizuan fillimisht me Bytyçin dhe më pas me Bajramajn.

Ndërkohë nga skuadrat e Superligës ka humbur edhe Kamza, pasi skuadra e Gjokës është mposhtur 2-1 nga Vllaznia. Shkodranët fillimisht e panë veten në disavantazh, por arritën të kthenin gjithçka në favorin e tyre falë golave të Markut dhe Xhunior.

Të vetmet që kanë bërë detyrën në këtë raund janë Teuta dhe Luftëtari. Durrsakët e Shkëmbit kanë fituar 1-3 në transfertë kundër Lushnjës, ndërsa gjirokastritët kanë mposhtur 0-3 Egnatian.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?