Skuadra e Skënderbeut fiton Kupën e Shqipërisë

Kupa e Shqipërisë, Erjon Braçe: President, dhatë një medalje për sistemin

28 Maj 2018, 13:51| Përditesimi: 28 Maj 2018, 13:54

  • Share

Skënderbeu ka fituar për herë të parë Kupën e Shqipërisë në futboll. Por ndryshe nga mesjava, ku ishte kreu i FSHF-së, Armand Duka, ai që dha medaljet dhe trofeun për titullin kampion, dje ishte presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ai që shpërndau medaljet.

Duke marrë shkak edhe nga penallti e dyshimtë dhe e kontestuar nga Laçi, finalisti i Kupës, ka reaguar deputeti Erjon Braçe, duke iu drejtuar presidentit Meta, të cilin, sipas Braçes, e kanë përdorur.

STATUSI I PLOTË I BRAÇES NË FACEBOOK

TE PERDOREN PRESIDENT,
TE PERDOREN!

Jane mjeshtra ne kete leme;
Lajne gjithnje produktin e Sistemi kriminal ne futboll, 
me nje “te madh”! I nderuar President,
kete here ju perdoren ju!
Per te gjithe ne qe e ndjekim pasionin,
pa asnje diskutim qe kjo eshte e rende!

Po me pyesni c’eshte ky SISTEM?!
Po mundohem tua spjegoj;
Eshte ai qe ka krijuar presidenti i FSHF, 
te cilin e egzekuton ky “sekretari” i tij-ne foto majtas, 
e permes te cilit-SISTEMIT, 
percaktohet para e gjate gares, 
kush del kampion, kush fiton kupen e Republikes, 
kush luan ne Evrope e kush bie nga Superliga.

Duhet te ishin gara te drejta e te ndershme, 
te dyja-ajo e Superliges dhe ajo e Kupes;
Pa me te voglin diskutim qe Presidenti i Republikes mund ta nderonte dhe reklamonte nje gare te tille.

Por a e pate dje ndeshjen ne fund te se ciles ju dhate medaljet dhe kupen?

Ishte paravendosur dhe u vendos ne fushe nga arbitrat e SISTEMIT!!
Nje skandal i pare gjeresisht ne garat e ketij SISTEMI!!
Ishte fundi perfekt ku SISTEMI i dha mesazhin e qarte kujtdo:
FITON AI QE VENDOSIM NE,
ASKUSH TJETER VEC NESH!

Kurre gara sportive, 
e drejte dhe e ndershme!
E pashe me kuriozitet ndeshjen jo prej cilesise, 
as prej jush me thene te drejten,
por sepse doja te shihja se si do sillej SISTEMI ne pranine tuaj;
Ke do te zgjidhte, troc!

Zgjedhja e bere ishte rutina e SISTEMIT!
Ja thane qarte Lacit, 
mberritur aty me merite sportive-eleminoi Kuksin:
MERITA SPORTIVE NUK VLEN,
KETU FITON AI QE DUAM NE!

Une e di,
kjo Republika jone shpesh eshte hem e padrejte, 
hem e pandershme!

Por jo edhe ketu apo deri ketu;
Ju mund ti varni medaljen ne qafe kujtdo, edhe dy “doktoreve” qe UEFA i shquan si “doktoret e trukimeve”,
por ajo medalje nuk ua heq kete nam,
perkundrazi, juve u vendos ne nje siklet te madh!

TE GJITHE KETA JANE TALLUR ME JU PRESIDENT, 
KEQ MADJE!
Njesoj sic tallen cdo jave me qindra mije shqiptare qe vijojne e ndjekin gjithnje e me pak futbollin, garen!

Nuk dhate nje medalje merite dje, President!
Dhate nje medalje per SISTEMIN!

Sa keq! Shume keq!

Komento

Komente

  • hahahaaaaaaa: 28/05/2018 16:06

    ejjj doubel skene ajo e djeshmja mqnse Duka nuk eshte njohur akoma si president FSHF theriti Presidentin aktual z.Meta qe mos te binte ne sy dhe te hante debat dhenia e kupes nga nje "president" FSHF jo legjitim per momentin por i vetshpallur ""MBRET "" i FSHF . Vazhdojne barsaletat ne vendin tim e ne vendin tone. Hahahahaaa

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?