Është hedhur shorti për ndeshjet e fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, ku kanë kaluar katër skuadra: Tirana, Vllaznia, Egnatia dhe Kukësi.
Janë përcaktuar ndeshjet gjysmëfinale si dhe datat e zhvillimit të tyre. Ashtu si dhe në fazën çerekfinale, sfida gjysmëfinale të Kupës do të luhen me sistemin vajtje-ardhje.
Takimet e para do të zhvillohen në datën 3 prill, ndërsa ndeshjet e kthimit më datë 24 prill. Finalja e madhe është caktuar për datën 14 maj.
Çiftet e fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë:
Kukësi – Tirana (3 prill)/ Tirana – Kukësi (24 prill)
Egnatia – Vllaznia (3 prill)/ Vllaznia – Egnatia (24 prill)
Komento