Kupa e Shqipërisë ka zhvilluar dy ndeshjet e para çerekfinale. Në Laç vendasit ndalën 0-0 Partizanin, edhe pse kurbinasit luajtën me dhjetë lojtarë për më shumë se 70 minuta pas daljes me karton të kuq të Indrit Prodanit.
Në stadiumin "Adush Muça" të Ballshit, Bylisi vendas u mposht 1-3 nga Egnatia. Serxho Ujka dhe Daniel Uoltlia shënuan në pjesën e parë për rrogozhinasit, teksa Kasa trefishoi gjatë fraksionit të dytë. Për Bylisin goli i Ruçit ishte një shenjë shprese për ndeshjen e kthimit.
Kujtojmë se kjo fazë është me sistemin vajtje-ardhje dhe ndeshjet e kthimit do zhvillohem më 26 shkurt.
Kupa e Shqipërisë, turi çerekfinal - Ndeshjet e para:
E mërkurë, 05 shkurt 2025
13:30 Bylis 1-3 Egnatia
13:30 Laçi 0-0 Partizani
17:00 AF Elbasani - Vllaznia
E enjte, 06 shkurt 2025
17:00 Dinamo - Skënderbeu
Shënim: Ndeshjet e kthimit zhvillohen më 26 shkurt