Kupa e Shqipërisë

Sport

Kupa e Shqipërisë/ Luhet në mesjavë, zbardhet agjenda e ndeshjeve të kthimit për fazën çerekfinale

20 Shkurt, 09:52| Përditesimi: 20 Shkurt, 09:57

  • Share

Kupa e Shqipërisë rikthehet me ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, që do të luhen të martën dhe të mërkurën e javës që vjen. Këto sfida do të përcaktojnë katër skuadrat që do të kalojnë në gjysmëfinale.

Të martën do të zhvillohen dy takimet e para: Partizani – Laçi dhe Vllaznia – AF Elbasani. Në përballjet e para, të dyja çiftet u ndanë në barazim 0-0, duke e lënë gjithçka të hapur për kualifikim. Partizani pret Laçin në “Arenën e Demave”, ndërsa Vllaznia përballet me AF Elbasanin në “Loro Boriçi”, me të dyja sfidat që do të luhen në orën 17:00.

Të mërkurën janë programuar edhe dy përballjet e tjera. Egnatia – Bylis do të zhvillohet në “Arena Egnatia” në orën 13:30, me rrogozhinasit që janë më pranë kualifikimit në gjysmëfinale falë fitores 1-3 në takimin e parë. Ndërkohë, Skënderbeu – Dinamo City do të luhet në Korçë në orën 16:30, me ekipin korçar që ka avantazhin e fitores 2-0 nga sfida e parë.

Ndeshjet e kthimit të fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë:
Partizani – Laçi, 25 shkurt, ora 17:00
Vllaznia – AF Elbasani, 25 shkurt, ora 17:00
Egnatia – Bylis, 26 shkurt, ora 13:30
Skënderbeu – Dinamo City, 26 shkurt, ora 16:30

Agjenda e Kupës 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet, a mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?