Sport

Kupa e Shqipërisë luhet sot, tifozët rikthehen në stadium pas një viti jashtë, Ministria e Shëndetësisë jep leje për 1000 sportdashës

31 Maj 2021, 12:43| Përditesimi: 31 Maj 2021, 15:12

  • Share

TIRANË- Finalja e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia-Skënderbeu do të rikthejë në stadium tifozë, pas më shumë se një viti të tribunave bosh. Ministria e Shëndetësisë ka dhënë lejë që kjo finale të luhet me 1000 tifozë në "Air Albania", një numër i kufizuar për shkak se ende vendi është nën "ethet e COVID-19".

Vendimi është marrë ditën e sotme, pak orë para zhvillimit të ndeshjes, më saktësisht në 19:00. Skuadrat janë gati dhe të karikuara për sfidën e sotme. Trajnerët Memelli dhe Brdariç janë të bindur për fitoren e ekipit që drejtojnë. Vllaznia kërkon kupën e shtatë në histori ndërsa Skënderbeu të dytën. Në lojë janë edhe 5 milion lekë që vjen si shpërblim nga FSHF ndërsa klubet kanë vënë premio për lojtarët.

Kjo është ndeshja e parë në stadium në tifozë, teksa Ministria e Shëndetësisë vendosi që nga 1 korriku stadiumet të hapen me 30% të kapaciteteve.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?