Kupa e Shqipërisë ka mbyllur ndeshjet e para çerekfinale, ndërsa takimet e kthimit do luhen më 26 shkurt. Nëse më herët ishin zhvilluar tre duele, të enjte Dinamo u mposht 0-2 nga Skënderbeu.
Në "Elbasan Arena" ishin miqtë nga Korça që fituan me dy gola dhe befasuan një nga ekipet pretendente për titullin kampion dhe trofeun e Kupës këtë edicion. Pjesa e parë u mbyll 0-0, ndërsa Charles zhbllokoi gjithça në minutën e 51. Vetëm pesë minuta më vonë ishte Lorran që shënoi autogol, për avantazhin e dyfishtë të korçarëve. Kështu, në ndeshjen e kthimit ekipi i Ernest Gjokës shkon me dy gola epërsi.
Në sfidat e tjera vetëm Egnatia duket se ka hedhur një hap drejt kalimit në gjysmëfinale, teksa përballjet e tjera janë të hapur dhe nuk prodhuan gola.
Kupa e Shqipërisë, turi çerekfinal - Ndeshjet e para:
E mërkurë, 05 shkurt 2025
13:30 Bylis 1-3 Egnatia
13:30 Laçi 0-0 Partizani
17:00 AF Elbasani 0-0 Vllaznia
E enjte, 06 shkurt 2025
17:00 Dinamo 0-2 Skënderbeu
Shënim: Ndeshjet e kthimit zhvillohen më 26 shkurt
Komente
