Kupa e Shqipërisë në peshkim, mbahet në liqenin e Banjës! Peshkatarët: Pasion, e kemi nisur që të vegjël

10 Qershor, 12:45| Përditesimi: 10 Qershor, 15:45

  • Share

Për të tretin vit me radhë, në Gramsh dhe më konkretisht në liqenin e Banjës, është zhvilluar Kupa e Shqipërisë në peshkim me tape. Ky kompeticion këtë sezon kishte më shumë nuance mbarë kombëtare, pasi shumë sportistë kishin ardhur nga Kosova.

“Kam nisur që 6 vjeç të peshkoj bashkë me babin. Më zgjonte që në 3 të mëngjesit çohu se na iku peshku dhe që atëherë nuk kam hequr dorë,”-u shpreh një peshkatar.

“Kënaqem me këtë lloj sporti me thënë të drejtën. Është shumë argëtues,”-tha një tjetër peshkatar.

“Vij nga Lipjani për tre vite radhazi. Jemi të ftuar nga organizatorët. Peshkimin e kam nisur sot e 50 vite. Ky është një pejsazh i mrekullueshëm që vështirë e ka edhe piktori ta bëjë,”-deklaroi një peshkatar nga Kosova.

Për organizatorët qëllimi kryesor është masivizimi, ndërsa shpjeguan edhe rregullat e garës.

“Çdo vit shtohen edhe më shumë garuesit, shokët e miqtë, dashamirësit e këtij sporti. Më së shumti edhe vëllezërit nga Kosova. Rregulli është ky, që kush kap më shumë peshk. Më pas peshohen edhe del rezultati,”-u shpreh Elidon Brahimi, organizator.

“Ka pjesëmarrës nga të gjitha klubet e Shqipërisë, por edhe nga jashtë Shqipërisë. Siç është rasti i disa grupeve nga Kosova, për të cilën gjej rastin ti falënderoj jo vetëm për pjesëmarrjen, por edhe mbështetjen që i kanë dhënë aktivitetit,”-tha Besjan Ajazi, kryetar i bashkisë Gramsh.

Fitues i Kupës u shpall Osman Krasniqi, ndërsa vendin e dytë e zuri Bujar Krusha.

 

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?