Sport

Kupa e Shqipërisë/ Partizani më pranë finales, pret në Tiranë kampionët! Dinamo dhe Vllaznia garë të hapur

22 Prill, 12:58| Përditesimi: 22 Prill, 15:41

  • Share

Kupa e Shqipërisë do zhvillojë të mërkurën e 23 prillit dy ndeshjet e kthimit gjysmëfinale. Me fillim nga ora 19:00 në Elbasan dhe Tiranë skuadrat do diskutojnë përballjet që vlejnë një vend në finale.

Në "Elbasan Arena" Dinamo pret Vllazninë, teksa ndeshja e parë mes tyre në Shkodër është mbyllur me rrjeta të paprekura, 0-0. Nga ana tjetër Partizani luan në shtëpi kundër kampionëve në fuqi të turneut, Egnatias. "Demat e Kuq" e fituan 0-1 ndeshjen e parë në Rrogozhinë dhe futen në fushë me një avantazh, paçka se minimal.

Kupa e Shqipërisë, ndeshjet gjysmëfinale të kthimit:

E mërkurë, 23 prill 2025 - 19:00

Dinamo - Vllaznia (0-0)

Partizani - Egnatia (1-0)

*në kllapa rezultatet e ndeshjeve të para

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?