AF Elbasani 0-0 Vllaznia

Sport

Kupa e Shqipërisë/ Partizani ngec në Laç, fiton Egnatia! AF Elbasani paqe me Vllazninë në aktin e parë, sot Dinamo - Skënderbeu

6 Shkurt, 12:44| Përditesimi: 6 Shkurt, 12:47

  • Share

Kupa e Shqipërisë zhvilloi të mërkurën tre ndeshjet e para çerekfinale, ndërsa ato të kthimit do luhen më 26 shkurt. Sot zhvillohet sfida e vetme e mbetur mes Dinamos dhe Skënderbeut.

AF Elbasani dhe Vllaznia barazuan pa gola mes tyre. Në “Elbasan Arena”, ishte një ndeshje e bukur dhe me raste të shumta, por asnjëra nga skuadrat nuk e gjeti dot golin. Gjithçka ka mbetur e hapur për ndeshjen e kthimit, aty ku do të vendoset edhe skuadra gjysmëfinaliste.

Në Laç vendasit ndalën 0-0 Partizanin, edhe pse kurbinasit luajtën me dhjetë lojtarë për më shumë se 70 minuta pas daljes me karton të kuq të Indrit Prodanit.

Në stadiumin "Adush Muça" të Ballshit, Bylisi vendas u mposht 1-3 nga Egnatia. Serxho Ujka dhe Daniel Uoltlia shënuan në pjesën e parë për rrogozhinasit, teksa Kasa trefishoi gjatë fraksionit të dytë. Për Bylisin goli i Ruçit ishte një shenjë shprese për ndeshjen e kthimit.

Kujtojmë se kjo fazë është me sistemin vajtje-ardhje dhe ndeshjet e kthimit do zhvillohem më 26 shkurt.

Kupa e Shqipërisë, turi çerekfinal - Ndeshjet e para:

E mërkurë, 05 shkurt 2025

13:30 Bylis 1-3 Egnatia

13:30 Laçi 0-0 Partizani

17:00 AF Elbasani 0-0 Vllaznia

E enjte, 06 shkurt 2025

17:00 Dinamo - Skënderbeu

Shënim: Ndeshjet e kthimit zhvillohen më 26 shkurt

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?