Kupa e Shqipërisë ka zhvilluar këtë të mërkurë tetë ndeshjet e vlefshme për turin e 1/16. Surprizë në Vlorë, me Besën që mposhti 0-1 vendasit e Flamurtarit dhe kalon më tej falë një goli të Kanu në minutën e katërt.
Fitore me përmbysje edhe për AF Elbasanin dhe Vorën. Më tej edhe Apolonia, Bylis, Erzeni, Kastrioti dhe Kukësi.
Ndërkohë pas dueleve të sotme janë përcaktuar edhe ndeshjet e radhës në fazën e 1/8 që luhen më 15 janar 2025. Në lojë futen edhe skuadrat e Superligës, me çiftet që prodhojnë duele të forta.
Ndeshjet e sotme (20 nëntor 2024) - Faza 1/16:
AF Elbasani 3-1 Iliria
Apolonia 3-1 Burreli
Bylis 3-1 Luzi
Erzeni 2-1 Valbona
Flamurtari 0-1 Besa
Korabi 1-4 Kastrioti
Kukësi 2-1 Pogradeci
Vora 3-1 Oriku
Çiftet e 1/8, 15 janar 2025:
Dinamo - Erzeni
Teuta - AF Elbasani
Vllaznia - Besa
Partizani - Apolonia
Laçi - Kukësi
Tirana - Bylis
Skënderbeu - Vora
Egnatia - Kastrioti