Aleksandar Veselinovic

Sport

Kupa, Veselinoviç i Partizanit: Kam 14 lojtarë, do plotësohemi nga akademia

15 Janar, 12:59| Përditesimi: 15 Janar, 13:04

  • Share

1734692268_aleksandarveselinovic.jpg
TIRANË - Këtë të mërkurë në orën 17:00 Partizani dhe Apolonia do përballen në 1/8 e Kupës së Shqipërisë, me ndeshjen që është me një takim.

Trajneri i të kuqve, Aleksandar Veselinoviç ka dalë në konferencë për shtyp duke theksuar se ka 14 lojtarë për protokollin e ndeshjes dhe se grupi do të plotësohet me lojtarë që do të vijnë nga akademia.

“Në këtë moment jemi duke u përgatitur për ndeshjen e Kupës ndaj Apolonisë. Merkato mbetet e hapur deri në fund të muajit janar. Historia dhe tradita e klubit Partizani ka treguar që di të reagojë dhe unë besoj që deri në mbyllje të merkatos së janarit ne do të reagojmë. Na mbetet vetëm të përqendrohemi për ndeshjen që do kemi në Kupë.

Shorti i Kupës së Shqipërisë ju ka rezervuar Apoloninë, si e keni përgatitur këtë sfidë?

Do shohim gjendjen e lojtarëve, të cilët kanë patur dëmtime. E sigurtë është mungesa e Domgjonit, Bintsouka po ashtu është i sëmurë. Kemi 14 lojtarë për protokollin e ndeshjes, do të plotësojmë grupin me lojtarë të afruar nga akademia. Përgatitemi për të luajtur ndaj një kundërshtari serioz siç është Apolonia.

Sa presion ka në punën tuaj duke ditur edhe deklaratat e ditëve të fundit?

Së pari dua të them presioni është që ju vetë krijoni. Presion kam patur çdo ditë, por është një vetpresion. Nuk besoj se ka njeri më shumë se unë që do ta fitoj titullin me Partizanin, por ka hapa që do të ndërmerren. Dëshira është një gjë por e kam shprehur edhe më parë që duhet të merret hap pas hapi. Më duket paska arrogante për të folur pë pjesën e titullit pasi nesër kemi ndeshje. Përsa i përket pyetjes që janë larguar disa prej lojtarëve kryesor kjo tashmë është fakt pasi Rrapaj, Cara, Hadroj dhe Mba nuk janë më. Pa harruar edhe Koten që për të paktën një muaj nuk do ta kemi në dispozicion.

Unë jam nga ata persona që dua që çdokush t'i qëndrojë përgjegjësisë së pozicionit të vet. Në çdo organizatë qëndrojnë njerëz të cilët janë përgjejgjës për pozicionet e veta dhe më duket jo korrekte që të futem në pjesën e dikujt tjetër. Nuk jam person që merrem me pjesën menaxheriale që të flas me futbollistët. Jam një trajner që merrem vetëm me pjesën e fushës, me metodikën, planifikimin dhe programimin e proçesit stërvitor, selektimin e lojtarëve. Do kisha dashur shumë që të më konsideroni si një njeri serioz që po bën 55 vjeç dhe ka mendimet dhe qëndrimet e veta. Vetëm mundohem që të jem korrekt ndaj të gjithëve”, tha trajneri.


Lajmi kryesor:

Kupa e Shqipërisë/ Dinamo luan 'tenis', Egnatia 'poker' krutanëve! Në çerekfinale edhe Skënderbeu


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?