Sport

Kupat, Liverpool avancon me të rinjtë, eliminohet Dortmund dhe Valencia (VIDEO)

5 Shkurt 2020, 11:48| Përditesimi: 5 Shkurt 2020, 12:14

  • Share

Lojtarët e ekipit të parë me pushime në Maldive e Dubai ndërsa të rinjtë e Liverpoolit sigurojnë kalimin e ekipit në fazën e 1/8 të FA Cup ku do të përballet me Chelsean. Një “baby” Liverpool madje edhe pa Klopp në pankinë fitoi 1-0 ndeshjen e kthimit ndaj Shreësbury Toën falë një autogoli dhe avancon më tej në FA Cup.

Në Kupën e Gjermanisë ka pasur surpriza në ndeshjet e para të fazës së 1/8 ku janë eliminuar Dortmundi dhe Lajpcig. Milot Rashica ka nxjerrë jashtë verdhezinjtë pasi Ëerder Bremen ka fituar 3-2 ndeshjen e luajtur mbrëmë dhe siguroi kalimin në fazën çerekfinale. Kosovari Rashica shënoi golin e tretë të takimit ndërsa norvegjezi Haaland realizoi sërish për Dortmundin.

Jashtë Kupës është edhe Lajpcig që u mposht 3-1 në Frankfurt nga Eintrahti vendas. Super ishte Filip Kostic me dy gola ndërsa një tjetër e shënoi Andre Silva. Schalke eliminoi Hertha Berlin ndërsa sonte është radha e Bayern Mynih që pret Hoffenhaim.

Edhe çerekfinalet e Kupës së Mbretit nisin me një surprizë të madhe. Granada mposhti 2-1 dhe eliminoi Valencian fituesen në fuqi. Takimin e vendosi një ish-futbollisti i Valencias, Roberto Soldado që shënoi në minutat 3 dhe 90-të me penallti. Sonte është radha e Villareal të zbres në fushë ndërsa nesër luajnë Real e Barcelona./ Përgatiti Andi Kapxhiu

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?