TIRANE-Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka kaluar vettingun duke u konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit. Pavarësisht pretendimeve të sindikatës, vettingu vendosi konfirmimin e tij në detyrë me argumentin se është i pastër në të tre shtyllat. Veliu ishte i pranishëm sot në sallë për të pritur vendimin.
Kryepolici Veliu deklaroi një apartament në Tiranë me vlerë 79 mijë euro i cili është në ndërtim e sipër, ndërsa ka shtuar se ka paguar deri më tani 37 mijë euro. Aktualisht, së bashku me bashkëshorten e tij, Veliu ka deklaruar se jeton në një shtëpi me qira në Tiranë (lexo ketu).
Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, në analizim të të dhënave tha se kryepolici nuk ka probleme me pasurinë, pastërtinë e figurës, apo aspektin profesional. Gledis Nano ishte funksionari i radhës që u konfirmua në detyrë, pasi pas analizimit të të dhënave nga ana e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit kreu i anti terrorit doli i pastër të tre shtyllat e vlerësimit atë të pasurisë, aftësive profesionale dhe pastërtisë së figurës. Ndërsa u shty për kreun e Gardës së Republikës Gramos Sako, pasi kërkoi më shumë kohë për të vërtetuar sipas tij pastërtinë, pasi u kap me shkelje.
Ditën e sotme përpara KJV-s ka dalë edhe kreu i task-forcës “Forca e Ligjit”, Artan Shkëmbi njëherësh edhe kandidat për kreun e BKH. Për Shkëmbin komisioni i vlerësimit ka evidentuar probleme sa i takon kriterit të pasurisë por edhe në atë të pastërtisë së figurës ku kreu i task forcës rezulton se ka qenë punonjës operativ në ish-sigurimin e Shtetit dhe se nuk ka plotësuar me korrektësi formularin e dekriminalizimit.
Lidhur me këto probleme, Shkëmbi i shoqëruar nga avokati i tij Saimir Vishaj kanë paraqitur prova të reja që sipas tyre vërtetojnë pastërtinë e figurës së tyre teksa kanë kërkuar ngritjen e një grupi ekspertësh për verifikimin e pasurisë kërkesë kjo që është hedhur poshtë nga KJV. Tashmë me vënien në dispozicion të dokumentacionit të ri nga kreu i task forcës “Forca e Ligjit” KJV pritet të caktojë një datë për ti komunikuar vendimin për konfirmimin ose jo në detyrë.
Çfarë konstatoi sot Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit për Artan Shkëmbin
Pasuria-Artan Shkëmbi, sipas komisionit ka deklaruar një apartament 106 metra katror me vlerë 60 mijë euro. Ai ka blerë një tjetër apartament banimi 113 metra katror, me vlerë 43 mijë dollarë dhe e ka shitur për 7 milionë lekë. Të ardhurat ka deklaruar se kane qenë nga emigrimi në Itali në vitin 92. Apartament tjetër banimi në Ishëm, Durrës, ka deklaruar se e ka blerë me kursime familjare nga viti 2009. Komisioni konstaton se ka mospërputhje të burimeve të parasë, për blerjen e apartamentit në Durrës. "Subjekti ka bërë deklarim të pasaktë".
Gjithashtu ka deklaruar shitje apartamenti në Fier 71 metra katror. Konkluzioni, sipas komisionit është se ka bërë deklarim të saktë për këtë apartament. Shkëmbi ka deklaruar një tjetër apartament banimi 114 metra katror, në vitin 2013, ne bashkëpronësi. Ky apartament i është shitur njërit prej bashkëpronarëve. Vlera, 2 mln 170 mijë leke, por sipas komisionit ka bërë deklarim të pasaktë. Artan Shkëmbi ka pasur burime të ligjshme lidhur me shitblerjen e disa automjeteve. Me kursimet familjare nga të ardhurat 92-2002, ai ka deklaruar se i ka dhënë kunatit 40 mijë euro hua. Pa kontratë noteriale. Subjekti ka thënë se nuk ka një datë fikse për dhënien e parave. Sipas tij mund të vërtetohet vetëm nëpërmjet letrave të dërguara në atë kohë. Nga analiza financiare për të ardhurat nga emigracioni dhe që i janë dhënë kunatit, sipas komisionit nuk e justifikon shumën.
Shkëmbi thotë më tej se kjo hua i është kthyer në formën e kuotave kapitale, në një subjekt privat, kundrejt bashkëshortes, Loreta Shkëmbi. Por komisioni thotë se nuk ka bërë deklarim të saktë për shitjen e kuotave kapitale në këtë subjekt privat. Në përfundim, komisioni del në përfundimin se subjekti nuk e justifikon dhënien e 40 mijë eurove ndaj kunatit të tij, me të ardhurat e emigracionit. Ndërkohë që gruaja e tij Loreta Shkëmbi, sipas komisionit ka shitur kuotat kapitale në vlerën e 50% në vlerën e 6 mln lekëve. Por po sipas komisionit nuk ka pasur deklarim të saktë të transaksionit financiar. "Po ashtu edhe bashkëshortja ka pasur disa transaksione të padeklaruara. Artan Shkëmbi, ka pasaktësi dhe rezulton jo në përputhje me ligjin" mbyllen gjetjet për pasurinë.
Pastërtia e Figurës-Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit thotë se "Nuk ka denoncime ndaj tij apo procedime penale. Ka të dhëna që ka qenë punonjës i ish-Sigurimit të Shtetit. Nga verifikimet e kryera, rezulton se ka qenë punonjës operativ në ish-Sigurimin e Shtetit. Nuk ka plotësuar formularin e deklarimit në mënyrë të saktë".
Aftësitë profesionale- "Niveli i arsimit përputhet me detyrën. Vlerësimet e punës në vite janë pozitive. Ecuria në karrierë është bërë sipas legjislacionit" mbyllet raporti.
Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu kalon vettingun duke u konfirmuar në detyrë. Pavarësisht pretendimeve të sindikatës (lexo ketu), Komisioni i Jashtëm për Vlerësimin e punonjësve të Policisë së Shtetit ka vendosur konfirmimin e tij në detyrë me argumentin se është i pastër në të tre shtyllat. Veliu ishte i pranishëm sot për t'u njohur me vendimin.
Kryepolici Veliu deklaroi një apartament në Tiranë me vlerë 79 mijë euro i cili është në ndërtim e sipër, ndërsa ka shtuar se ka paguar deri më tani 37 mijë euro. Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, në analizim të të dhënave tha se kryepolici nuk ka probleme me pasurinë, pastërtinë e figurës, apo aspektin profesional (Lexo këtu lajmin për vlerësimin e Ardi Veliut).
Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit për punonjësit e Policisë së Shtetit ka shtyrë vendimin për kreun e Gardës së Republikës Gramos Sako, pasi ky i fundit kishte depozituar një kërkesë për të marrë më shumë kohë për të vërtetuar sipas tij pastërtinë e figurës.
Komisioni e pranoi kërkesën duke shtyrë datën e vendimit. "Trupa e vlerësimit u mblodh sot dhe vendosi të marrë në konsideratë kërkesën e subjektit për të garantuar një proces të rregullat dhe ligjor, merr kohë për vlerësimin e të dhënave" tha drejtuesja e trupës.
Por përse kërkoi më shumë kohë Sako? Në seancën e kaluar dëgjimore të zhvilluar në datë 5 shkurt (lexo ketu), komisioni doli në përfundimin se Sako ka fshehur pasurinë dhe madje ka punësuar edhe mbesën juriste. Për të gjitha konkluzionet që nxori Komisioni, Sako kërkoi më shumë kohë për të dokumentuar sipas tij se është i pastër.
Ishalla po ja miraton banka kredin per shtepin.
PërgjigjuEshte qeshareke deklarimi i pasurise nga Drejtori I Pergjithshem i Policise Shtetit, se nuk "paska shtepi", I cili vjen nga ish policia Bashkiake e Vlores, I filmuar ne prtesta duke shkatrruar makinat e policies shtetit. Dhe nga grada Komisare, brenda 2 vitesh behet drejtues madhore, ku kerkohet nje afate qendrimi ne grade mbi 14 vite per ta arritur atje, pervecse akuaohet per trafik te qenjeve njerzore, ai eshte I vetmi drejtor kqe ka deklaruar se nuk njoh asnje Vendim Gjykate per Rikthimet ne pune…..
PërgjigjuPropozoj të hapet një numër llogarie në euro, për të ndihmuar Veliun, se qenka fukara...
PërgjigjuShtyjeni Sakon mbase ndizet .
Përgjigju