Kuqezinjtë e vegjël

Kuqezinjtë e vegjël kanë sfidën me Anglinë, ndryshon lista! Largohet Rrapaj, thirret Flamur Ruci

26 Mars 2022, 16:44| Përditesimi: 26 Mars 2022, 16:48

  • Share

Në pritje të supersfidës me Anglinë, lista e Kombëtares shqiptare U-21 ka pësuar sërish ndryshime.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mesfushori Arinaldo Rrapaj ka pësuar një dëmtim dhe pas konsultave me stafin mjekësor nuk do të japë kontributin e tij në ndeshjen e dytë ndaj Anglisë.

Për këtë arsye, trajneri Alban Bushi ka vendosur të thërrasë në ekip mesfushorin e Bylisit, Flamur Ruci, i cili i është bashkuar menjëherë ekipit. Kuqezinjtë do të zhvillojnë ndeshjen e dytë ndaj Anglisë më 29 mars në stadiumin “Elbasan Arena”, në ora 20:45, teksa vazhdojnë grumbullimin në qytetin e Durrësit dhe përgatitjet për këtë ndeshje.

 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?