Humbja me Lituaninë ka lënë mbresa aspak të mira edhe te futbollistët e Kombëtares, të cilët njëzëri deklarojnë se dy sfidat e radhës në Ligën e Kombeve duhet të fitohen me patjetër. 4 ditë para ndeshjes me Kazakistanin Rei Manaj vë theksin te vetëbesimi që duhet të kenë kuqezinjtë.
“Duhet t’i fitojmë këto ndeshje. Duhet të futemi në fushë të përqendruar dhe me vetëbesim te kualiteti ynë. Synimi është fitorja. Me Kazakistanin duhet të futemi në fushë me besim te vetja dhe të marrim maksimumin,”-deklaroi Manaj.
Ndërkohë Keidi Bares nuk i del e keqja me humbjen në sfidën e kaluar dhe deklaron se kundër Kazakistanit ka vetëm një objektiv.
“Ndaj Lituanisë nuk dhamë maksimumin dhe nuk ishim të përqendruar. Mendoj se në ndeshjet e ardhshme do bëjmë më mirë dhe do marrim rezultate pozitive,”-u shpreh Bare.
Kundër Kazakistanit Shqipëria ka luajtur në dy raste në eliminatoret e Botërorit 2006 dhe janë fituar të dyja.