Liroi të fortin Gert Gjinarari, vendimi më 21 tetor! ILD: Të shkarkohet gjyqtari! Rama: Më në fund një hap i duhur! Kuqo: Po sulmohem politikisht, të përballem me Gjonajn

14 Tetor 2020, 11:46| Përditesimi: 14 Tetor 2020, 19:14

  • Share

TIRANË- Kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani ka kërkuar shkarkimin nga detyra i gjyqtarit Markelian Kuqo. Sipas Metanit gjyqtari ka vepruar me dashje, dhe në mënyrë të vullnetshme për vendimet e tij duke liruar padrejtësisht nga burgu Gerd Gjinararin të dënuar për vrasjen e grupeve rivale më 1997.

Faktet dhe rrethanat janë parashtruar dukshëm në mënyrë të shtrembëruar dhe vetëm për t’ju përshtatur plotësimit të kërkesave formale (me natyrë objektive) si dhe atyre me natyrë subjektive të nenit 64 dhe 65 të Kodit Penal", është shprehur Metani në KLGJ sot.

Ndërsa vetë gjyqtari i Korçës kërkoi ballafaqimin me ministren e drejtësisë Etilda Gjonaj, por kjo kërkesë u rrëzua. Më 21 tetor do të shpallet vendimi, për të cilin gjyqtari Markelian Kuqo kërko të qëndrojë në detyrë duke thënë se po sulmohet politikisht.

Debatet në seancën dëgjimore
Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani nis parashtrimin në seancën dëgjimore në KLGJ për fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistratit M.K.
Metani: nuk janë zbatuar kërkesat mbi plotësimin e kritereve ligjore me natyrë subjektive, siç janë “arsyet e veçanta” apo “rastet e jashtëzakonshme”.
Metani: Faktet dhe rrethanat janë parashtruar dukshëm në mënyrë të shtrembëruar dhe vetëm për t’ju përshtatur plotësimit të kërkesave formale (me natyrë objektive) si dhe atyre me natyrë subjektive të nenit 64 dhe 65 të Kodit Penal.
Metani: Nga ana e magjistratit nuk është mbajtur në konsideratë krahas jurisprudencës së Gjykatës së Lartë në lidhje me këtë institut të së drejtës penale edhe vetë praktika e tij e ndjekur gjatë trajtimit të kërkesave me objekt “Lirim me kusht”;
Metani: Këto veprime/mosveprime të magjjistratit janë kryer në mënyrë drejtpërdrejtë, të vazhduar, të vullnetshme dhe të pajustifikuar brenda të njëjtit proces, duke arritur në përfundimin se janë kryer me dashje direkte nga ana e tij.
Metani: Vlerësohet se për veprimet/mosveprimet e ndërmarra nga ana e magjistratit Markelian Kuqo që parashikohen si shkelje disiplinore nga neni 101, pika 1, shkronja “b” dhe neni 102, pika 2, shkronjat “a” dhe “b”, të Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të  ndryshuar; që përbëjnë “Shkelje shumë e rëndë disiplinore” dhe  që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës, duhet të jepet masa disiplinore “Shkarkim nga detyra”.
Gjyqtari Markelian Kuqo: Kam zbatuar ligjin, s'keni pse më shkarkoni i gjyqtar. E padrejtë kërkesa për shkarkim.

Ora 17:29
ILD kërkoi shkarkimin e Kuqos, reagon Rama: Përshëndes kallëzimin e një të paudhi që ka sfiduar hapur drejtësinë dhe popullin! Më në fund një hap i vonuar

Kryeministri Edi Rama, ka përshëndetur  vendimin e ILD që nisi procedurën shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Markelian Kuqo.

Rama shkruan se e përshëndet kallëzimin, duke e quajtur gjyqtarin një të paudhë që ka sfiduar hapur popullin dhe drejtësinë, duke liruar padrejtësisht nga burgu Gerd Gjinararin një të dënuar përjetë. Sipas kryeministrit ky është një hap i vonuar në rrugën e duhur të vendosjes së drejtësisë në drejtësi.

"Përshëndes Inspektorin e Lartë të Drejtësisë për kallzimin e një të paudhi me çyrk gjykatësi që ka sfiduar hapur drejtësinë dhe popullin, duke liruar një të dënuar me burgim të përjetshëm! Më në fund një hap i vonuar në rrugën e duhur të vendosjes së drejtësisë në drejtësi", shkruan Rama.

Ora 15:12
Liroi Gert Gjinararin/ KLGJ refuzon kërkesën e gjyqtarit Markelian Kuqo, vendimi javën e ardhshme

Përfundon seanca ne KLGJ për gjyqtarin Markelian Kuqo. Shtyhet vendimi për gjyqtarin, i cili ka ka dhënë llogari sot para KLGJ për lirimin nga burgu të të dënuarit me burgim të përjetshëm, Gert Gjinarari, miku i Arben Grorit, i njohur ndryshe si "Gjenerali". 

Në seancën dëgjimore të zhvilluar ditën e sotme, Inspektori i Lartës i Drejtësisë, Artur Metani tha se Kuqo ka shtrembëruar me dashje faktet.

Mirëpo, një gjë e tillë është mohuar nga vetë gjyqtari i cili tha se ka zbatuar ligjin, duke e cilësuar si të padrejtë kërkesën për shkarkimin e tij. 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Akrepi: 15/10/2020 11:09

    Zoterinj te nderuar komentues , pamvaresisht se cdo komentues eshte ne te drejten e tij per te bere komente , por per te qene i sakt ne dhenien e mendimeve , cdo komentues duhet te kete aftesite njohese ne parim , ose , duhet te kete aftesi profesionale maksimale , duhet te kete pregatitie intelektuale te mirfillta, ose,nevoitet nje qyteterim , emancipim dhe civilizim , per te dhene mendime te pjekura , pa hyr ne te drejten e tjeterit . Rasti ne fjale , per specialistin e drejtesise Kuqo , eshte rast i vecant , shkelie e ligjit ne menyre flagrante . Drejtesia ka rregulla , per te rishqyrtuar denime te me parshme , nuk mund ta zbatoj rigjikimin asnje punonjes drejtesie i vetem --cilido qoft ai - . Intelektualet ,- ketu edhe kryeministri - , mundet te japin mendimet e tyre per ngjarien , sepse kane njofien e duhur , per te arsyetuar e gjykuar , per te drejten dhe te pa drejten ligjore . Qytetari civil dhe i emancipuar , ka mundesine dhe aftesine per te dhene mendime te vlefshme mbeshtetur ne aftesite e pergjithshme , ne parim . Vihen re kritika ndaj gjyqtareve , qe kan gjykuar rastin Kuqo , ose mendimin e zoteri KM , per rastin flagrant ku , nje njeri i vetem i drejtesise mund te rigjikoj dhe heq denime kapitale , apo 35 vjetesh , me nje te rene te lapsit . Raste te tipit Kuqo , jo vetem qe duhet analluar , por protogonisti i ketyre vendimeve skandaloze , duhet te mbaje pergjegjesi te rende penale . Nese duam shtet te se drejtes , nuk mund te tolerohen skandale te tilla . Kushdo qe mbeshtet terrorin , ben lufte te hapur ndaj popullit .

    Përgjigju
  • bec mo: 15/10/2020 10:19

    O ILD, MOS HARRO KARSTRIOT SELITEN , K/HAJDUTIN QE BERI BURRIN DEPUTETES TENDE PROKUROR DHE KALOI VETINGUN SHK1...ATY JA KE DOSJEN !!!

    Përgjigju
  • Iris: 15/10/2020 00:59

    Z.Rama nuk duhet te beje komente per gjyqetare te vecante,sado te korruptuar qe te jene,pasi drejtesia,perben pushtetin e trete dhe eshte e pavarur.Mund te flisni ne pergjithesi,me deklarata te kujdesshme,por jo per persona te vecante,pasi eshte e jasht ligjshme.Ne se neser,ta zeme, ky Kuqoja del ne gjyq,e fiton ,ose I anullohet,sepse ju z.Rama bete nje koment qe mund te konsiderohet si perpjekje per te nderhyre ne drejtesi dhe pa dashje e keni nxjerre /fajtor/ ende pa filluar procedurat. Ky qe tani po e quan veten si viktime politike.Gjithashtu, kjo nderhyrje, do t'ju beje te dukeni si Erdogani, qe nderhyn ne drejtesi, ne syte e opinionit publik .

    Përgjigju
  • Te Gjithe Politik: 14/10/2020 22:04

    Ik beji propozim per martese asaj te 6 mij eurove, se te dy politikisht po e hani. Ik or daj liro dhe cuna te tjere te mire , si Llazi me Baren e Zanit....

    Përgjigju
  • Beni: 14/10/2020 19:12

    Ky palo gjyqtar qe vetwm gjyqtarnuk eshte mund te mbrohet si te doje por ky vetem politikisht nuk sulmohet prinderit kane qene nepunes te shtetit ne kohen e komunizmit, babai vertet per shune kohe ka qwne kryetar i psd se ne korce, te jape shpjehimet per bemat dhe gjemat qw ka bere ne pune, prej tre vjetesh gati ambasada e usa si ka refuzuar vizen a thua se nuk ka pas inf ambasada, ky arriti te mbyllte gojen e burgut dhe sherbinit te proves por jo tw prokuroise dhe gjykates se shkll se dyte , tani qw i liruari prej tij nuk po kapet le te hyje vete brenda

    Përgjigju
    • per olen nga fieri ju shkruajm: 15/10/2020 10:21

      e para fieri ka shm coban dhe te gjitha grat cobane ne fierin e asaj kohe rinin pa brek edini mir ju . pastaj voskopojen e ndertuan muslimanet ok romune neshti neshti

    • ola: 15/10/2020 10:17

      devolli, je insekt ti or xhuls qe permend vllehet...ik ngop barkun me buke dhe meso qe keta qe ti i quan cobenj, kane hap fakultetin e pare ne Voskopoje me 4 gjuhe te huaja. ah medet, kush na permend neveeeee...zhuli alla devoll !!!

    • Devolliu: 14/10/2020 20:59

      Ne gjithe trupen gjyqesore zoteria eshte me korrekti dhe i pergatituri, por e keqja eshte qe nuk eshte orthodox coban, te cilet edhe Enveri si çau dot per 50 vjet. Edhe ne rastin e asaj gjyqtares qe u procedua perpara ca ditesh, kryesues ishte dikush tjeter nga kjo rrace e sju permend emri o Beni qe nuk ecen vete por me llogje kavaje

    • Loni: 14/10/2020 19:50

      O Beni prej verteti inatet personale e me fjale mileti me tha keshtu e ashtu e degjova un Jan pa baza me fakte po pate drejtohu prokurororise edhe denoncoje e mos bej ham gam neper komente virtuale lale! Te pershendes!

  • Populli: 14/10/2020 18:49

    Zoti Naku & zonja Ola dhe komentues te tjere!per mendimin tuaj a eshte i drejte vendimi i ketij gjob vensi gjygjtar te liroj nga burgim i perjete nje kriminel.

    Përgjigju
    • Loni: 14/10/2020 19:49

      Nuk e liron personi ne fjale e lejon kodi civil e kodi penal Jo personi. Sepse cdo kush ka te drejtat te barabarta flori nese nuk e di qofte edhe krimineli me I madh ne bote ka te drejten e ankimimit ne shkallet perkatese te gjykatave deri sa ti ezaureoj te gjitha hapat per te drejten e tij kushtetuese. Pastaj nuk te takon as ty as mua te gjykojme kete zoteri ka organs kopetente qe rrumpalle kan funksionuar edhe do vazhdojne deri sa te shfaqet shoqeria civile e paster e pa politizuar. Uroj te kem sqaruar sado Pak ato komentues qe flasin ne rika te eres.

  • tani: 14/10/2020 18:41

    ky tipi eshte gjyqtari mei zi ne ate gjykate. eshte hera e trete qe cohet per procedim . njehere per dosjet e hu.buta ne 97 thuhet e ndihmoi shegushja e ministrise asaj kohe e mbyll. njehere per 150 ha pyje ja dha i divideve u cua per shkarkim dhe u mbrojt nga kld ja ja dhe tani rast unik. sa per politikisht ky si familje i majte ka qene e mos justifikohey pasi baba i vet idenuar per shperdori. detyre per shiem kohe la qa qene kryeatr psd je ne korce

    Përgjigju
  • Noku: 14/10/2020 18:22

    Mbase kryeministri nuk duhet te pronocohet ne ceshtjet e drejtesise, se nuk i takon te thote ku drejtesia e ka drejte apo shtremt. Se i le shkak personit te thote qe sulmohem politikisht. Pastja, kryeministri nuk eshte aq jurist sa te lexoje vendimin e arsyetuar dhe te gjykoje vete, se nuk e kupton Kodin (Proceduren) Penal.

    Përgjigju
  • ola: 14/10/2020 12:21

    PER K/HAJDUTIN KARSTRIOT SELITA QE KALOI VETINGUN SE BERI PROKUROR ME VENDIM GJYKATE BURRIN E DEPUTETES FELAJ, KISHE NDONJE KOMENT Z. K/INSPEKTOR?!

    Përgjigju
    • lemi: 15/10/2020 10:39

      Tiku @ Ola, pabuksi dje, sot milioner dha 500 000 qe te kalonte..keta qe zullumet i bejne sheshit duhet te ndeshkohen nga ky, jo te presi sA ti beje ky fshatari 1 mil euro per te kaluar edhe ne KPA-ne, e cila ka degraduar si KPK-ja.

    • Tiku @ Ola: 14/10/2020 13:41

      S'ka si të ketë koment,se çështja është në proces gjykimi në shkallën e apelit të Vetingut.

    • Loni: 14/10/2020 12:57

      O flori po peshku I madh nuk bie ne grep vetem me lende plasese po e kape se ndryshe ska shance... Cdo vend te botes keshtu eshte ketu vend I vockel merren vesh gjerat. Por burri huaj e ka interpretuar ligjin ashtu sic e ka kuptuar. Pastaj ligjet ketu kan klauzola te kodit penal qe te lejne hapesira ... Kush qenkan ato qe paskan kuptuar paska shtremberuar faktet. Ehu sa pune e that's eshte pastaj se liron dot gjykata pa dhen ok ievp korce keshtu qe nuk eshte vetem ai edhe titullaret e institucioneve. Por si perhere gjej ne rruge edhe fut ne pune shteti edhe me poste drejtues qe nuk dine detyren e tyre funksionale! E cuditshme!? Njeri kishte diplome magjistrature excellent edhe punonte punonjes social... Ku e di un kam kete diplomen. Keshtu qe burri huaj nese nuk ka lene hapesira justifikuese ne qafe paste veten. Pr sistemi I burgjeve edhe gjykata prokurori ne te shumten e rasteve hecin me te thash me the. Jo me kode penale e civile! Edhe vijne pasojat...

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?