SHBA kanë një histori të jashtëzakonshme, kur mendojnë se dikun ose ndonjë procesi duhet t'i thonë boll e stop e kanë bërë me këdo dhe nuk e kanë pasur problem! Madje, kur ka qenë nevoja e kanë bërë edhe më presidentët e tyre! Prandaj, nuk më takon mua që të udhëzoj SHBA t'u thonë boll e stop disa që në Shqipëri e nisën si shaka apo si lojë halli e tani po tentojnë ta kthejnë seriozisht politikën në një proces thuajse kombëtar antiamerikan!
Iniciativa e fundit e një peticioni kundër ambasadores Kim është në fakt shenja e një lufte serioze e disave që tashmë u kanë shpallur SHBA! Nëse ka disa gjëra që amerikanët kanë urryer e nuk kanë pranuar që nga krijimi i tyre ka qenë e mbetet fakti kur disa keqpërdorin qytetarët, flasin në emrin e tyre e atakojnë popuj të tjerë për t'i armiqësuar! Situata aktuale e këtij grupimi antiamerikan është në fakt vetëm maja e ajsbergut e poshtë të zhytur në ujin e llumit ka shumë më shumë se kaq!
Tranzicioni shqiptar ka prodhuar një zinxhir institucionesh private e publike që nga hiqi, falë pushtetit të korruptuar kanë kapur opinionin publik, shoqërinë dhe janë pasuruar si pasojë e favoreve dhe e korrupsionit madhor, pikërisht të atij korrupsioni që amerikanët i kanë shpallur luftë pa kompromis!
Nëse ndjekim disa media apo disa gazetar e kuptojnë fare lehtë se ata janë fillim e mbarim antiamerikan dhe kanë hallin e përbashkët me atë politike antiamerikane, sepse fundi i tyre do të jetë njëlloj si ata, sepse zullumet që i kam marrë këto vite një ditë do i lëshojnë të gjitha dhe fati i tyre tashmë është i qartë.
Kush mendon se procesi demokratik dhe po ashtu lufta ndaj korrupsionit është e lehtë në Shqipëri e kanë gabim dhe këtë e dinë më mirë se të gjithë edhe vetë SHBA, që në dallim me njerëzit e thjeshtë të Shqipërisë, i kanë të gjitha mjetet e po ashtu edhe forcën ta bëjnë. Shqipëria është regjim e madje shumë më i fortë dhe me i sofistikuar se ai komunist, sepse kanë edhe paranë edhe forcën edhe dhunën të mbrojnë ato privilegje që i kanë përvetësuar në këto 30 vjet.
Prandaj, shpresa e vetme e shqiptarëve të ndershëm që Shqipëria të jetë e shqiptarëve janë pikërisht angazhimi dhe këmbëngulja e SHBA-ve!
Amerikanët e dinë, por është detyra jonë, e neve që jemi akoma njerëz të lirë këtij të vendi që çdo ditë t'i ta them publikisht, se këto nisma antiamerikane nuk janë nisma e as interesa të popullit shqiptar, i cili në fakt në kushtet e një viktime të shtypur nuk ka as forcën e as mjetet që ta thotë të vërtetën siç është!
Beteja e mia modeste e të tjerëve si unë, në fakt nuk janë më beteja politike apo në interesin e optikës se pushtetit me privilegje personale, por janë beteja për interes kombëtar për t'i dhënë Shqipërisë një mundësi e një dimension të ri e pikërisht atë që padrejtësisht na e kanë mohuar në këto 30 vite!
Populli shqiptar, ai i vërteti, i shtypuri dhe i përjashtuari nga e drejta për të përfaqësuar dhe qeverisur nuk është antiamerikan e nuk ka për të qenë as në të ardhmen!
Është se grupi antiamerikan është minorancë, por është ai që ka çdo gjë në dorë dhe është më i forti! Pra, kemi të bëjmë me diktatin e minorancës mbi shumicën e sigurisht jo me mjete demokratike e këtë diktat, shqiptarët e ndershëm edhe pse shumicë nuk mundet ta mundin pa ndihmën dhe angazhimin e amerikanëve!
Ka dy "boll" që duhet të jenë:
- bolli i shumicës së shqiptarëve kundër kësaj pakicës antiamerikane
- bolli i vetë SHBA ndaj kësaj minorancë që për hallet e veta kërkon të minoj marrëdhëniet shqiptaro-amerikane! Të parën e kemi në dorë ne vete, por s'kemi forcë ta bëjmë dhe e dyta është në dorën vetë amerikanëve që kanë forcën dhe po ashtu kanë traditën që nuk ja përtojnë askujt ashtu siç kanë bërë në histori!