Kur Berisha e përjashtonte nga grupi i PD-së për shkelje të vijës së partisë, përgjigja e Azem Hajdarit dhe lufta për të rrëzuar Meksin

1 Gusht 2020, 08:24| Përditesimi: 1 Gusht 2020, 08:26

  • Share

Sali Berisha e ka konsideruar dhe trajtuar Azem Hajdarin si një nga rreziqet më kërcënuese për pozitat e tij në krye të Partisë Demokratike, që nga viti 1992 deri natën e 12 shtatorit, kur Azemi u vra nga në oborrin e PS-së, ngjarje të cilën Berisha e përdori për grushtin e shtetit të 14 shtatorit 1998. Si reflektim i këtij shqetësimi, një nga detyrat e Bashkim Gazidedes, ushtarit të besuar të Berishës në krye të SHIK-ut famëkeq, ishte të përgjonte dhe monitoronte çdo lëvizje të Azemit. Ky i fundit e ka akuzuar publikisht Gazideden se po e përgjonte duke shpërdoruar detyrën, ndërsa për këtë çështje Gazidede është thirrur edhe në interpelancë nga Parlamenti në vitin 1992.

Kulmi i durimit të Berishës arriti në 9 janar të vitit 1997, ku me urdhër të tij, kryesia e grupit parlamentar të PD, vendosi t’i propozonte Kryesisë së PD-së përjashtimin e Azem Hajdarit nga grupi i PD-së. Ky vendim erdhi pasi Azem Hajdari kishte nisur një valë kritikash ndaj qeverisë së Aleksandër Meksit, por pa atakuar Berishën si President. Me kauzën e mbrojtjes së sindikatave, Azemi synonte t’i diktonte Berishës rrëzimin e Meksit, për t’u dhënë një tjetër mesazh demokratëve për fuqinë e tij në PD. Por, Berisha nisi një sulm frontal ndaj Azemit, me gazetën Rilindja Demokratike dhe Albania, me akuza, pyetje shantazhuese dhe mesazhe të koduara. Berisha vuri në lëvizje edhe strukturat e PD-së.

Shumë shpejt Azem Hajdari u ‘ngri’ si anëtar i Këshillit të Kombëtar të PD-së. Disa ditë më pas, Kryesia e PD-së përjashtoi Azemin nga grupi parlamentar të PD-së. Në seancën e parë plenare të Kuvendit, të datës 20 janar 1997, Azem Hajdari, mban një fjalim mbi përjashtimin e tij. Hajdari thekson se përjashtimi i tij është i paligjshëm, ndërsa shton se nuk është thirrur as në Këshillin Kombëtar të PD-së, as në kryesi dhe as në grupin parlamentar, siç e kërkon procedura.

Ndërkaq, në emër të PD në Kuvend, Azemit i jep përgjigje Ferdinand Xhaferri. Ky i fundit thotë se Azemi është përjashtuar pasi dalë hapur në kundërshtim me vijën politike të partisë. 23 vite më vonë, Partia Demokratike përjashton nga radhët dhe strukturat e saj, të bijën e Azem Hajdarit, Rudina Hajdarin, pasi nuk iu bind vendimit politik për të dorëzuar mandatin e përfaqësimit në Kuvend.

Fjalimi i Azem Hajdarit në Parlament në 20 janar 1997 pas përjashtimit

-Azem Hajdari: Ju falënderoj që më dhatë fjalën. Në ato çka thatë ju, z. Kryetar, mendoj që ana procedurale nuk ekziston. Ajo është shkelur për dy arsye. Në rast se grupi parlamentar ose dhe një deputet i thjeshtë do ta bënte një propozim të tillë, kjo është kompetencë e grupit parlamentar dhe në asnjë nen të statutit të Partisë Demokratike nuk shihet forca vendimore e kryesisë së PD për të përjashtuar një deputet nga grupi parlamentar. Kjo është një lidhje nga lart-poshtë, e cila nuk shqyrtohet fare në forume.

Unë aktualisht jam anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, i pezulluar pa afat, dhe “pezullimi” si term ndryshon nga “përjashtimi”. Aty nuk përmendet motivacioni që ka thyer programin e PD-së. Ai që vendos për përjashtimin tim është Kongresi i PD-së, që e pranon propozimin e kryetarit ose jo, në rast se një kompetencë e tillë ndodhet në statut. Por kjo nuk është në statut. Kjo çështje, ndoshta, nuk është për t’u diskutuar këtu, por do t’u lutesha zotërinjve deputetë të PD-së, të cilët i çmoj e do t’i çmoj, qofsha ose jo anëtar i këtij grupi, që ta shikojnë këtë veprim, që unë e quaj një veprim të nxituar, një veprim që kërkon të krijojë një kontradiktë mes meje dhe Partisë Demokratike, gjë që nuk ka për të ndodhur jo sot, por asnjëherë, sepse nuk ka arsye që të ndodhë dhe arsyet nuk janë shpjeguar. Duhet të zbatoheshin procedurat normale për të shqyrtuar një problem të një anëtari të grupit të tij. Në rast se kryesia e grupit parlamentar i ka propozuar kryesisë së PD-së një vendim politik, gjë për të cilën ajo ka të drejtë dhe unë s’kam pse ta kritikoj, i takon po kryesisë së grupit parlamentar dhe kryesisë së PD-së që t’i sugjerojë grupit parlamentar këtë vendim politik dhe grupi parlamentar mund të votojë për një anëtar të grupit të vet, i cili mund të largohet ose nuk mund të largohet. Por deri sot nuk më është dhënë e drejta për të shpjeguar qëndrimin tim dhe veprimet e mia në zgjedhjen time si president i BSPSH-së dhe i Këshillit Koordinues. Nuk jam thirrur as në Këshillin Kombëtar të PD-së, në kryesi dhe as në grupin parlamentar.

Unë deklaroj këtu që e konsideroj veten anëtar të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Nuk kam asnjë problem me këtë grup, as me programin e tij, as me idetë e tij bazë, që të më ndajë. Prandaj do t’i kërkoja grupit, të paktën për respekt, që të mblidhej e të më kushtonte një minutë kohë dhe të diskutonte si sugjerimin tuaj, ashtu dhe sugjerimin e kryesisë lidhur me këtë problem. Mendoj se kjo do të ishte më e mira. Në të kundërt, i uroj atij punë të mbarë dhe unë do të mundohem të kontribuoj, brenda bindjeve të mia dhe programit të PD, gjatë viteve të kësaj legjislature, duke e konsideruar veten gjithmonë anëtar të këtij grupi dhe duke mbrojtur, pa dyshim, interesat e sindikalizmit, të cilat janë oponencë e ndershme për mbrojtjen e interesave sociale dhe jo opozitë, duke ditur të tregoj veten si deputet dhe duke qenë i bindur se këto që kanë ndodhur, janë keqkuptuar nga një grup i caktuar, i cili ka kohë të shpjegojë veten ndoshta dhe brenda grupit, ka kohë të shpjegojë veten ndoshta edhe brenda partisë për idetë e veta dhe qëllimet e veta.

Ndërsa unë kam pasur kohë të shpjegoj veten për qëndrimet e mia dhe vendimet e mia. Gjithsesi në këtë Parlament unë do të kontribuoj për mbrojtjen e atyre votave që i kam marrë në emër të PD-së dhe vërtetë do i kërkoja Grupit Parlamentar të PD-së se ka një problem moral. Në rast se unë nuk do të jem anëtar i Grupit Parlamentar të PD-së, grupi ta shqyrtojë mirë këtë problem, se unë kam ardhur këtu në emër të grupit të PD-së, nuk kam ardhur këtu që të bëj oponencë me grupin tim. Dhe grupi të ma thotë copë: unë ose do jem anëtar i këtij grupi dhe të sqaroj pozicionin tim, ose do të vendosni për një qëndrim tjetër, sepse unë nuk kam ardhur këtu për të bërë rrëmujë as grupin, as PD-në, por kam ardhur për të mbrojtur programin e partisë sime, programin për të cilin kam marrë votat në atë zonë shumë të varfër.

-Përgjigja e Ferdinand Xhaferrit: Faleminderit z. kryetar! Unë në fillim do të thoja që këtu nuk ka asgjë për të sqaruar, sepse zoti Azem Hajdari është përjashtuar me vendim të kryesisë së Partisë ky vendim i kryesisë së PD-së, bazuar në vendimin e kryesisë së grupit parlamentar, bazohet nisur nga fakti që PD-ja ka fituar të drejtën e ushtrimit të pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv dhe nuk mund të kuptohet që një deputet i kësaj partie, si parti në pushtet, të përzihet e jo më të drejtojë një veprimtari të sindikatave. Njëkohësisht, me qëndrimet e fundit, z. Hajdari ka dalë hapur në kundërshtim me vijën politike dhe me programin e Partisë Demokratike. Nisur nga këto, kryesia e PD-së mori vendimin ta përjashtojë nga grupi parlamentar dhe ky vendim i kryesisë së PD-së nuk cenon asnjë nen të statutit të PD-së, si dhe të gjitha rregullat që rregullojnë marrëdhënien tonë si forcë politike.

Komento

Komente

  • Iris: 02/08/2020 01:39

    Ardhja e z.Berisha ne krye te PD,me eshte dukur gjithmone e dyshimte dhe me duket tamam si ardhja e E.Hoxhes ne krye te PKSH.Hoxhen e gjeti rruges K.Tashko dhe e morri me vete ne mbledhjen themeluese,me vone me kalimin e kohes E.Hoxha e nxorri veten pas nje lufte brrylash ne krye dhe gradualisht I eliminoi fizikisht dhe politikisht rivalet dhe kundershtaret e tij ne parti ,gjate dhe pas luftes.Po te shihni filmimet e kohes ,z.Berisha eshte I pranishem ne fillimet e para te PD,por duket me shume si spectator dhe ne hije,papritur ia behet lider ,duke lene menjane ata qe vertet themeluan PD,si Pashkon,Hajdarin,Meksin,Imamin, etj.Me vone keta njerez pasi mbajten disa poste ne qeveri dhe ne PD u shuan nga jeta politike si kripa ne uje.Nje gje mund te themi me bindje :z.Berisha, kur ka bere kursin e partise te PPSH,ka qene nje student, qe i ka mesuar me shume kujdes parimet dhe lojen e ardhjes ,qendrimit dhe mbijeteses politike e literale ne pushtet ,dhe mund te themi se ai nuk ishte thjesht nje doctor I preferuar I Enver Hoxhes por dhe nje verzhgues,studiues dhe admirues I fshehte I jetes se tij politico-shoqerore .Mund ta quajme si <<vjedhes zanati>>.Keto praktika z.Berisha do ti vinte ne zbatim gjate viteve 90' dhe z.Hajdari do ishte nje nga<<viktimat>> e aplikimit te parimeve te shkences se politikes lindore ultra-leftiste ne praktike.

    Përgjigju
  • BENI: 01/08/2020 16:32

    BERISHA e vrau azemin se e kishte frike se i merrte partine ,,po ashtu vrau dhe sokol olldashin,,,,saliu te vret naten e te qan diten ,,,per te mos u kuptuar i mori te bijen dhe e beri deputete...

    Përgjigju
  • ed tironci: 01/08/2020 16:05

    hiq i bajram curr qe ishte burre ...keta politikanet karaduze te gjithe rrugacer dhe mafiose kane qene

    Përgjigju
  • Vlora Vlora: 01/08/2020 14:13

    Vlora Vlora -Berisha qen me morra

    Përgjigju
  • Sigi: 01/08/2020 11:17

    Saliu dhe Azemi pengmarresit e PD te pares parti opozitare antikomuniste ,qe e perdiren per klanin e tyre oer shjaterrimin e Shqiperise . Zharrvenes dhe shjaterrumtar te gjithe ekonomise qe trasgeguam nga ka munizmi duke i vene lakun popullit . Historia do tregoj te vereteten

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?