Foto ilustruese

Kur dëshira për fitim e gllabëron moralin

11 Mars 2021, 08:23| Përditesimi: 11 Mars 2021, 08:27

  • Share

Në kohë krize njerëzit mbajnë shpresën tek politika. Muajt e kaluar ishin muaj të lodhshëm pandemie, dhe njerëzit i besuan politikës. Për një kohë të gjatë qeveria e Merkelit nuk kishte pasur vlera të tilla kaq të larta si në vitin e kaluar. Krizat janë ora e ekzekutivit që vepron. Por këtyre vlerave të larta të simpatisë për kancelaren e kabinetin e saj mund t'u ketë ardhur tani fundi.

Prej disa javësh bien vlerat në sondazhet për menaxhimin e krizës nga politika. Kjo nuk të habit: probleme me vaksinimin, me testet, premtime të pambajtura, një kancelare që nuk vepron dot kundër kryeministrave të fuqishëm dhe tërhiqet, dhe në fund infeksione në rritje.

Pa moral

E tani edhe kjo: Deputetë të Bundestagut nga Unioni konservator, CDU/CSU mbushin xhepat me të ashtuquajturat "honorare këshillimi" 6-shifrorëshe nga biznesi i masakve. Dhe nuk duan njëherë t'i lëshojnë vendet në parlament dhe në parti. Vetëm presioni i madh bëri që politikanët e dyshuar, Nikolas Löbel, CDU dhe Georg Nüßlein, CSU të dorëzohen. Pas disa ditësh.

Me gjasa këto dy raste janë vetëm maja e ajsbergut të korrupsionit. Dhe me gjasë nuk kanë bërë vetëm konservatorët pazare të pista nën dorë me biznesin miliardësh të Coronës. Javët e ardhshme do e ndriçojnë më shumë këtë.

Löbel dhe Nüßlein i kanë sjellë shumë telashe politikës. Ata kanë përdorur nevojën e momentit për të fituar para me kontaktet që ata kanë si parlamentarë. Kjo nuk është vetëm e shëmtuar: ajo shkatërron edhe besimin tek politika. Dhe forcon ata, që sidomos në krizën e Coronës kanë thënë: Ata atje lart bëjnë vetëm pazare të pista! Partia populiste, AfD dhe mohuesit e Coronës do të marrin hov dhe demokratët e vërtetë një goditje. Shumë faleminderit Georg Nüßlein dhe Nikolas Löbel!

Kthesë në krizën e Coronës?

Tani duhet të zbardhet shpejt dhe të vendosen sanksionet e duhura, premtojnë krerët e Unionit. Por imazhi është prishur ndërkohë. Kjo do të reflektohet edhe në kutitë e votimeve. Në fundjavën që vjen zhvillohen votimet e para në këtë vit zgjedhor në Gjermani - në Baden Vyrtemberg dhe Renani-Palatina. Që në ditët e kaluara vlerat e CDU kishin filluar të merrnin të tatëpjetën. Dhe nuk ka nevojë për ndonjë fuqi profetike, që të dish, se ky trend pas aferës së maskave do të vazhdojë.

Afera e maskave ka treguar se disa përfaqësues të popullit nuk e kanë me sa duket kompasin e duhur moral dhe nuk kanë problem të fitojnë para me nevojën e njerëzve. Kjo i ndihmon vetëm ata që përçmojnë demokracinë, nuk kanë koncepte kundër pandemisë dhe tani do ta heqin veten si instanca morale. Falë Georg Nüßlein dhe Nikolas Label!/ DW

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?