Soni Malaj me bashkëshortin e saj të parë (djathtas) dhe të dashurin aktual (majtas)

“Kur digjesh prej qullit, i fryn kosit”, Soni e pakënaqur nga dasma e saj e parë: Ishte e tmerrshme

19 Janar 2019, 17:24| Përditesimi: 19 Janar 2019, 17:44

  • Share

Soni Malaj, një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar ka zbuluar së fundmi disa të reja nga jeta e saj private. E ftuar në “Mirage”, ylli i “Zeshkania” ka rrëfyer planet e saj për vitin 2019.

E pyetur nëse në horizont ka ndonjë martesë të dytë, këngëtarja shqiptare ka treguar se ende nuk mendon asgjë në lidhje me këtë fakt. “Më beso që nuk e di. Ndonjëherë bëjmë shaka me Klevin dhe themi që do martohemi kur të jemi 50 vjeç se duket sikur nuk ka vlerë, do thonë fëmijët pse nuk ishim në dasëm? Do e bëjmë dasmën 50 vjeç që të na e organizojnë fëmijët,”- u shpreh Malaj.

E ndërsa përsa i përket fustanit të bardhë mamaja e Anës është shumë skeptike, pasi herën e parë nuk i ka pëlqyer fare dhe as që do ta kujtojë. “S’e di, herën e parë kur e pashë veten nuse nuk më pëlqeu fare, tmerr. Por realisht nuk e di sepse nuk është një plan që na shkon në mendje në këtë moment. Unë e kam thënë edhe herë tjetër, ‘Kur digjesh prej qullit, i fryn kosit’, kështu që të shohim,”- përfundoi Soni.

Këngëtarja shqiptare është prej tre vitesh në një lidhje zyrtare me partnerin e saj, Klevin. Soni Malaj është e divorcuar nga bashkëshorti i saj i parë, balerini italian Mirko Luccarelli. Dyshja janë prindër të një vajze, Ana dhe 6-vjeçarja jeton me këngëtaren shqiptare.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?