Efektivi Lorenc Braho

'Kur do ma prezantosh ndonjë shoqe?', kërkesa e shefit të krimeve për konkurrenten për police...pezullohet nga detyra

3 Maj 2022, 22:00| Përditesimi: 3 Maj 2022, 22:05

  • Share

Denoncimi i radhës e ka çuar emisionin investigativ “Stop” në Lushnje. Një nënë e divorcuar dhe me një vajzë certifikohet për police burgu dhe jep dorëheqjen nga puna që bënte si police bashkiake në qytetin e Lushnjes.

Shefi i Krimeve në Komisariatin e Divjakës sipas procedurës ka dërguar informacion negativ tek burgjet për kandidaten. Në fakt, dënimi i vëllait të kandidates për trafik klandestinësh e ka penalizuar njëherë atë kur kërkoi të bëhej police shteti.

Ndaj në këtë rast, gruaja para se të regjistrohej në konkursin ku dhe u certifikua u konsultua dhe iu tha se nuk i prishte punë rasti i të vëllait.

Denoncuesja: Problemi im qëndron tek pjesa që më kanë penalizuar, skualifikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve pasi unë u certifikova, kalova provimet dhe çdo gjë dhe komisariati i zonës time më skualifikoi, më penalizoi duke më çuar një vërtetim besueshmërie negativ.  

Unë kam punuar pranë bashkisë Divjakë si policie bashkie, kam punuar gati 2 vjet e gjysëm deri në momentin që u hapën aplikimet për në Policinë e Burgjeve. I kam bërë gati të gjitha dokumentet, kam dorëzuar dosjen në Drejtorinë e Përgjithshme dhe ku u përzgjodh dosja ime dhe pastaj filluan testimet.

Gazetari: Sa kanë zgjatur këto testime dhe kualifikimet që ju keni bërë për këtë vend pune?

Denoncuesja: Në Shatator unë kam dorëzuar dosjen atje, në Tetor jam njoftuar që dola fituese, që dola një prej fituesve. Kam filluar testimet që zgjatën Tetor-Nëntor. Domethënë që brenda kësaj periudhe u bënë 4 testime dhe unë tek të 4 dola fituese. Pasi i mbarova të 4 provimet, dolën datat e trajnimeve dhe në këtë periudhë unë jam detyruar që të lë punën në bashki për të ndjekur trajnimin që bënte drejtoria, kështu që u detyrova të lë punën që të bëj trajnimin 2 muaj. Trajnimi filloi në Dhjetor dhe përfundoi në 2 Shkurt. Në 2 Shkurt bëmë testimin e fundit, mora dhe certifikatën. Pas një jave na e kanë dërguar certifikatën nëpërmjet e-mailit dhe po prisja emërimin. Kur më thirrën në Drejtorinë e Përgjithshme për të më komunikuar që unë jam skualifikuar nga çdo gjë që unë kam bërë deri më sot, shefja e burimeve njerëzore më tha që nga komisariati ka ardhur një letër që tregon se ti ke disa probleme familjare, vetëm kaq.

Gazetari: Po vërtetim i besueshmërisë nuk u kontrollua që në fillim qëkur ju hytë në këtë pozicion pune. A nuk iu tha që mund të ju penalizojë diçka që ju mund të keni në lidhje me besueshmërinë?

Denoncuesja: Pa iu futur fare kësaj valleje, unë kam pyetur se për një problem të vogël familjar që kam dhe më thanë se nuk ka asnjë lloj problemi. Vëllai im para 2 vitesh është kapur me pjesën e sirianëve, siç quhen klandestinët. Në momentin që vëllai im është kapur, unë kam qenë në procedurë për në Polici të Shtetit dhe më penalizuan po për të njëjtën arsye. Kësaj, here para se të filloja dokumentat, kam shkuar të shefi dhe ia bëra të ditur që unë të mos e lë punën, gjëja kryesore sepse unë isha në një punë shteti, në një punë me uniformë dhe më thanë që jo, mjafton që ti të mos punosh në një institucion ku vëllai yt vuan dënimin dhe më thanë se çdo gjë është okey.

Gazetari: Ju ndërkohë jeni e ndarë nga trungu familjar, nuk keni asnjë lidhje?

Denoncuesja: Po, unë jam ndarë që në vitin 2014, jam e divorcuar dhe në certifikatë familjare jam vetëm unë dhe vajza ime.

Në këtë rast shefi i krimeve në Divjakë, Lorenc Braho i ka dërguar mesazhe kandidates, duke i kërkuar t’i gjente ndonjë “shoqe”. Në këtë mënyrë do të ketë në dorë përgjigjen pozitive për vendin e punës, për të cilin ka konkurruar.

Denoncuesja: Dua që të zgjidhet ky problemi im sepse kuptohet se është diçka që është bërë për inat. Ndodhën disa konflikte të vogla nëpërmjet mesazheve.

Biseda me mesazhe

Denoncuesja: Mirëmëngjes, a ka ardhur gjë?

Lorenc Braho: S’jam në punë.

Denoncuesja: Ok, se po iki të pyes vetë.

Lorenc Braho: Kur do të ju emërojnë?

Denoncuesja: Përderisa dolën këto, ndoshta nga java. Sa të emërohem një drekë e keni.

Lorenc Braho: Drekën po e po por ndonjë shoqe të hajrit kur do të na e prezantosh?!

Denoncuesja: Po ti je shef, i kap kollaj.

Lorenc Braho: S’kam kapur gjë deri tani.

Denoncuesja: Po, a ke parë femra?!

Lorenc Braho: Po nuk vij vërdallë shumë.

Denoncuesja: Po si pret të kapësh pra, te komisariati s’të vijnë?!

Lorenc Braho: Ke të drejtë, s’na ndihmon dot.

Denoncuesja: Ti e ke parë që unë kam shokë dhe jo shoqe.

Lorenc Braho: Po, po.

Denoncuesja: Ti do gocë tamam, nuk do që ta marrë vesh e gjithë Divjaka.

Lorenc Braho: Po normal se këtu sa me llafe merren.

Denoncuesja: Po pra.

Lorenc Braho: Ndaj studio pak ndonjërën.

Denoncuesja:Do e kem parasysh.

Lorenc Braho: Ok.

Denoncuesja i thotë se mesazhet e tij i ka ruajtur dhe do t’i çojë në emisionin “Stop”. Në këtë moment shefi i premton se do të zgjidhë çdo gjë të hënën.

Denoncuesja: Ai e ka studiuar, ndaj dhe unë u skualifikova. M’u tha që ti je e skualifikuar nga e gjithë kjo që ti ke bërë.

Pasi dola nga drejtoria e kam telefonuar dhe më ka bërë bllok dhe as 30 minuta nuk kaluan kur më shkuan dikush në emër të tij me një numër tjetër.

Biseda me mesazhe:

Mesazhi: O shefe, Dinua jam. Jam me shefin e krimeve dhe më thotë që të aplikosh prapë që të ia jap se i kishte rënë bilbilit.

Denoncuesja: Do të merret “Stop” me këtë punë tani.

Mesazhi: Hajde flasim nesër.

Denoncuesja: Nuk dua të flas me asnjë. I kam të gjitha mesazhet, do t’i çoj tek “Stop” legenat.

Mesazhi: Po hajde ta marrësh nesër.

Denoncuesja: Çfarë të marr nesër?

Mesazhi: Atë që do. Të hënë hajde. Atë tjetrën e merr ta sjellësh që është bërë gabim.

Por të hënën shefi i krimeve pretendon se ishte i sëmurë.

Denoncuesja: Shefi, si je si kalove?

Shefi i krimeve: Kush je mo?

Denoncuesja: Të hënën më thatë që do të më jepnit një përgjigje tamam të hënën dhe prandaj të mora se është e hënë.

Shefi i krimeve: Po unë u sëmura…/tvklan.al

Reagim i Policisë së Shtetit
Pas transmetimit në emisionin e sotshëm “Stop”, të një rasti ku dyshohet për abuzim me detyrën, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka pezulluar menjëherë nga detyra komisar L. B., shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë. Njëkohësisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore ndaj këtij punonjësi policie, për shkelje të rëndë. 

Policia e Shtetit falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë raste të abuzimit me detyrën apo sjellje të pahijshme të punonjësve të Policisë dhe i inkurajon që të vijojnë të denoncojnë çdo rast abuziv që mund të kryejnë punonjës policie, sepse Policia e Shtetit është e vendosur për të larguar nga radhët e saj çdo abuzues me detyrën dhe besimin e qytetarëve. Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht në luftën ndaj krimit dhe paligjshmërisë, ndaj askush brenda saj nuk mund të njollosë imazhin e mijëra burra e grave, djemve dhe vajzave të Policisë që punojnë e sakrifikojnë duke zbatuar me korrektësi ligjin.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Liku: 04/05/2022 15:57

    Ky shefi i policis Divjakes duhet te dale para gjykates te marre denimin e merituar mbasi ka shkelur postin zyrtar

    Përgjigju
  • Landi.BR: 04/05/2022 08:47

    Prandaj duhet denuar ne maksimum Sajmir Tahiri, sepse solli llumin e shqiperise dhe I beri shefa policie. Jo se ishin me te mire ata perpara por te pakten kishin me shume moral dhe parime.

    Përgjigju
  • Gripi: 04/05/2022 08:38

    Asgje nuk ka per ti ndodhur perderisa nuk e arestuan ne flagrance. Do e levizin qe aty dhe do e cojne ne ndonje qytet tjeter. Gledis Nano eshte Ardi Veliu nr.2. Njelloj si Spak qe eshte Llalla 2. Shpresa per drejtesi 0!

    Përgjigju
  • Tiku: 04/05/2022 07:31

    Ky ka qen nje vit shefi i Komisariatit te Himares, kishte dal nje lajm qe edhe ne Himare kishte ngacmuar nje vajz edhe per korupsion sepse lejonte ndertimet pa leje duke mar nje shume para. Pastaj e ben shefi krimeve ne Divjake. Por nga pezullimi mesojm qe keta qe pezullohen per nje kohe rekord tranferohen edhe behen shef ne nje rajon tjeter.

    Përgjigju
  • Kastriot: 04/05/2022 00:19

    Ky ca koh filloi te ngacmonte dhe meshkuj cuna te rinj.

    Përgjigju
  • Miri: 03/05/2022 22:42

    Asgje nuk do ti ndodhe ketij , ky ishte shef rendi ne Berat dhe atje ngacmoi seksualisht nje mesuese te martuar dhe pasi ja cuan letrat ne prokurori e ngriten ne detyre shef komisariati ne Himare.Kesaj rradhe do ta bejne drejtor me duket. Bejini vetingun ketij mutit se vetem floket qe ka mbjelle i bejne nja 10 mij euro .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?