Një nga çiftet më të komentuara së fundmi është DJ PM-i dhe Sarah Berisha. Romanca e tyre nisi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, por duket se edhe pas daljes së tyre nga shtëpia, çdo gjë po shkon më së mirë mes dyshes.
Ata i kemi parë gjithmonë me njëri-tjetrin, duke postuar video dhe foto së bashku. Madje ata kanë bërë edhe pushimet e para me njëri-tjetrin. Blogerja ka qenë disa herë në Prishtinë ku ka takuar edhe familjarët e PM dhe ky i fundit po ashtu ka takuar familjen e blogeres.
Në festën e organizuar pas përfundimit të “Big Brother VIP” ish-banorët iu përgjigjën pyetjeve të një gazetari.
Sarah: Shumë mirë, po kalojmë shumë mirë.
DJ PM: Shumë mirë, atmosfera e mirë njerëzit të gjithë të mirë.
Sarah: Po shkojmë shumë mirë. Aman mos na merni mësysh se po shkojmë shumë mirë.
DJ PM: Kur jemi në Shqipëri jemi non stop bashkë, kur jemi në Kosovë jemi non stop bashkë.
Gazetari: Ka një pyetje, kur do martohet Sarah me DJ PM-i?
Sarah: Kismet pas 100 vitesh (qesh).
Rikujtojmë se të ftuar në “FAN Club”, Sarah dhe DJ PM-i zbuluan të rejat e lidhjes së tyre. Ishte Sarah që tregoi se po shijojnë marrëdhënien e tyre jashtë shtëpisë.
“Kemi një muaj jashtë shtëpisë, kemi dashur të jemi pak në privatësi, por jemi shumë mirë. Nuk po jetojmë bashkë, nuk jemi fejuar, shkojmë e vijmë Tiranë-Prishtinë dhe jemi shumë mirë”, u shpreh ajo.