Politikë

Kur do mbahen zgjedhjet në 3 bashki? Kryetarët u bënë deputetë! Berati, Mati dhe Tepelena presin “firmën” e Ramës

5 Shtator, 15:02| Përditesimi: 5 Shtator, 15:17

  • Share

6 muaj më parë kryetarët e 3 bashkive Mat, Tepelenë e Berat dhanë dorëheqjet për t'u bërë deputet. Më 12 mars qeveria njoftoi KQZ-në se Agron Malaj, Tërmet Peçi dhe Ervin Demo ishin larguar.  Që nga ajo kohë, bashkitë drejtohen nga një nënkryetar i përzgjedhur përkohësisht nga Këshilli Bashkiak përkatës.

Por pse nuk po mbahen zgjedhje në këto 3 bashki?

Ligji parashikon se data e zgjedhjeve të parakohshme, apo të pjesshme caktohet nga Presidenti i Republikës, vetëm pasi ky i fundit, të ketë marrë njoftim zyrtar nga qeveria për vakancat.

Aktualisht, Bajram Begaj nuk ka asnjë njoftim nga Edi Rama se Mati, Tepelena e Berati janë pa kryetar, edhe pse ky është një fakt i njohur botërisht.

Ligji nuk i ka vendosur një afat qeverisë, se për sa ditë nga krijimi i vakancës duhet të njoftojë Kreun e Shtetit.

Qeveria e pyetur nga Report Tv se pse nuk e ka njoftuar Presidentin, dhe kur ka ndërmend ta bëjë këtë, nuk dha një koment.

Gjithsesi burime jo zyrtare pranë saj, thanë se kryeministria është shumë afër këtij momenti, tashmë që KQZ mbaroi punë me 11 Majin dhe deputetët e rinj po shkojnë drejt betimit.

Ditën që kryeministri Edi Rama njofton kreun e shtetit Begaj, ky i fundit, brenda 48 orësh, cakton datën e zgjedhjeve, e cila nuk duhet të jetë më herët se 30 ditë, dhe jo më larg se 45 ditë.

G.M./K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arben: 05/09/2025 16:57

    Zgjedhje kot. Vetem per statistike! I vetmi kuriozitet do jete a fiton PS me mbi 80% te votave apo vetem mbi 75%! Duhet ndryshuar ligji mbi zgjedhjet! Zgjedhje lokale vetem nje here ne 4 vjet! Ne raste vakancash PS ta caktoje vete zevendesuesin, pa votim ne popull!

    Përgjigju
  • Turi: 05/09/2025 16:04

    Kur u be dhe termeti deputet eshte ofendimi me i madh qe i behet njerzve te pergatitur ne kete vend. Dmth te futet ky ne parlament eshte skandal

    Përgjigju
  • Tirona: 05/09/2025 15:58

    Keni nje lapsus zgjedhjet ne 4 bashki jo ne 3

    Përgjigju
  • Beni: 05/09/2025 15:22

    E frikshme eshte kush vazhdon te behen deputet e ministra Pervec profesor ervinit kto tjeret kane qene me mitroloz ne dore gjithe kohen deri vone pa asnje klase shkolle aktive Se diploma ka plot ne shitje! Cv tyre eshte aktivist ne banda te armatosura Grabitje e vrasje e gjobe venie ne formen e organizates kriminale Nga 1997 deri sot.. pale dolen dhe investitore . Shqiperi te kam.. dh.. ste kuptova asnjehere

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?