Kreu i PD-së Lulzim Basha gjatë bisedës me qytetaren

‘Kur do të mbarojnë hallet e shqiptarëve bir’, Basha bisedë ne qytetaren: Nga ju marr energji për të vazhduar të punoj për Shqipërinë, meritoni më shumë!

22 Shkurt 2021, 15:13| Përditesimi: 22 Shkurt 2021, 15:19

  • Share

Kryedemokrati Lulzim Basha përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka publikuar bisedën me një zonjë e cila i ka shprehur disa prej shqetësimeve të saja.

Teksa kreu i PD-së, i afrohet zonjës në fjalë ajo e pyeti Bashën se kur do të mbarojnë hallet e shqiptarëve dhe ai i tha “Më 25 prill. E vendosëm pra… Gjithë bashkë”.

Ai në postim shkruan se nga takimet me qytetarët merr energji për të vazhduar punën për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe se ata meritojnë më shumë.

Biseda e plotë me qytetaren:

Lulzim Basha: Si je?
Zonja: Të past plaka ty! Kur do mbarojnë hallet e shqiptarëve bir?
Lulzim Basha: Më 25 prill. E vendosëm pra… Gjithë bashkë.
Zonja: Të gjithë këto hallexhi që nuk u qeshi buza një çik.
Lulzim Basha: Më 25 prill, gjithë bashkë.
Zonja: O shpirt i nënës.
Lulzim Basha: Atëherë fillon e fiton Shqipëria.
Zonja: Të marsha nëna të ligat!
Lulzim Basha: Faleminderit!
Zonja: Më ka vdekur burri në internim, bir. E kam rritur me gjak gocën.
Lulzim Basha: E di!
Zonja: Jetoj vetëm.
Lulzim Basha: e di, ditë të bardh s’keni parë.

Goca: Një njeri, me një pension është.
Lulzim Basha: Mos u dorëzo! Se je e fortë. Ke kaluar ditë shumë të vështira.
Zonja: Ah shpirt i nënës.
Lulzim Basha: Do jemi të gjithë bashkë, do vijnë ditë më të mira për të gjithë.
Goca: 30 vite punë, 100 mijë lekë pension.
Lulzim Basha: Nuk u dalin as për drita, as për ujë, as për ilaçe.
Zonja: Na rropën gjakun, na rropën këtë pak gjak që na ka ngel.
Goca: Turp e faqja e zezë.
Lulzim Basha: Mendojnë vetëm për veten e tyre. Vetëm për njerëzit nuk mendojnë.
Zonja: Për hallexhinjtë jo.
Goca: Sa herë del, Basha kështu Basha ashtu. Nuk sheh ato që nuk bën një gjë për 8 vite.
Lulzim Basha: 23 vite në pushtet, 8 vite kryeministër, edhe dy muajt e fundit u kujtua.
Goca: Tani do bëj rrugë, do bëj punë, do bëj…
Lulzim Basha: Më 25 prill të gjithë bashkë.
Zonja: Mos e diskuto! Qofsh mirë!
Lulzim Basha: Faleminderit!
Goca: Mbarë ishallah!
Lulzim Basha: Ju falënderoj nga zemra!

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?