Kur do të vijë YouTube në Shqipëri? Acromax sjell informacione ekskluzive pas takimeve në Berlin

30 Nëntor 2023, 18:22| Përditesimi: 30 Nëntor 2023, 18:27

  • Share

Pavarësisht se Acromax përfaqëson si partner i certifikuar denjësisht më shumë brande muzikore, ndër ta dhe ArkivaShqip, si edhe shumicën e televizioneve në Shqipëri dhe Kosovë ka ngelur pyetja që shumë vite se kur do të jetë e mundur që artistët dhe televizionet të kenë mundësinë të përfitojnë nga klikimet në YouTube kur ato klikohen në Shqipëri.

Aktualisht një artist ose emision duhet të gjenerojë klikime në vendet ku YouTube-i ka lançuar shitjen e reklamave si Gjermania, Austria, Amerika, etj, në mënyrë që të gjenerohen të ardhura. Çdo klikim nga Shqipëria ose Kosova nuk gjeneron të ardhura. Vetëm nga partnerët e Acromax-it shkojnë kështu deri në 600 milion klikime “dëm” çdo muaj pa u paguar.

Në një mbrëmje në Berlin punonjësit e Acromax, Xhesilda Projka dhe Glanduela Leci përfaqësuan CEO-n e Acromax-it Aldor Nini, dhe morën më shumë informacione rreth statusit të Shqipërisë në procesin e zgjerimit të shteteve në të cilat YouTube-i do të startojë së shpejti.

1701365026_Collageyoutube21367x200.jpg

Foto: Drejtori YouTub-it për Europën Qëndrore me punonjëset Xhesilda P. dhe Glanduela L. të Acromax-it

Në rradhë të parë do duhet që sistemi Google për reklamat të njohi gjuhën Shqipe si gjuhë në mënyrë që shërbimet e reklamave të funksionojnë nga territori i Shqipërisë, diçka që akoma nuk është bërë. Së dyti duhen krijuar bazat ligjore në mënyrë që Shqipëria të jetë në një linjë me standardet europiane dhe ndërkombëtare, jo vetëm për sa i përket ligjeve që lidhen me të drejtat e autorit por edhe ato të taksave dhe ligjeve të tjera.

Së treti, YouTube duhet të lidhi marrëveshje me agjensitë kolektive në Shqipëri, por ato duhet të kenë aftësitë jo vetëm që të shpërndajnë të ardhurat lidhur me të drejtat e autorit siç duhet, autorëve, interpretuesve, etj, por edhe sistemet kompjuterike që të përpunojnë të dhënat nga platformat. Deri sot agjensitë shpërndajnë të ardhurat me Excel. Së katërti, duhet të jetë vullneti i YouTub-it që një vënd si Shqipëria të shtohet në listën e gjatë të shteteve, listë nga e cila mundet të hiqen shtete në të cilat YouTub-i nuk ka më interes të qëndroj, kështu që shtimi i një shteti si Shqipëria duket edhe më i vështirë.

Pavarësisht këtyre lajmeve, Acromax-it iu sigurua që në momentin e parë që Shqipëria do të jetë në diskutim për tu shtuar në këtë listë ato do jenë nga më të parët që do marrin këtë informacion.

Përsa i përket disa nga pikave të lartpërmendura, ato janë totalisht në dorën e qeverisë Shqiptare. Një nga ato për shembull që do jetë elementare është funksionimi i agjensive kolektive, të përfaqësuara nga SUADA për mbledhjen e të ardhurave, dhe të liçensuara nga Ministria e Kulturës për shpërndarjen e tyre. Vëmë re se aktualisht shumica e partnerëve të Acromax-it nuk përfitojnë të ardhura nga këto agjensi, por edhe mbledhja nuk funksionon siç e parashikon ligji.

Me pak fjalë, ka shumë punë, dhe nëse arrijmë ti bëjmë detyrat e shtëpisë, do jemi prap të varur nga një vendim-marrje që se kemi ne në dorë, a do të na fusin në listën e shumëpritur të shteteve ku do shtohet shitja e reklamave.

Burime të sigurta kanë treguar që vete Kryeministri ka shprehur interes të madh që ky proces të përshpejtohet pasi do i sjelli çdo producenti shqiptar një burim te ri financiar. Deri atëhere kanalet të cilat kanë primare audiencen shqiptare do kenë në fokus vetëm kapjen e audiencës pa pasur mundësinë që të gjenerojnë të ardhura nëse shikuesi ndodhet në territorin e Shqipërisë.

Ndërkohë kuptuam që Shqiperia edhe pse nuk është akoma në listat e duhura, ka miqë dhe dashamirës tek YouTube pasi disa nga punonjësit e YouTub-it nga Anglia na përshëndetën me përzemërsi me shënjën e shqiponjës:

1701365108_Collageyoutube31024x576.jpg

Foto: Punonjës të YouTub-it me punonjësen e Acromax-it Xhesilda P.

/Arkiva News/

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?