ERRU: Vetëm Korça garanton furnizim 24 orë me ujë! Kamza më ‘problematike’

3 Prill, 13:37| Përditesimi: 3 Prill, 14:13

  • Share

Familjet në vend, ende vijojnë të presin orën se kur do të vij uji. Situata paraqitet më problematike në Bashkinë e Kamzës e cila ka vetëm 4 orë ujë në ditë. Ndjekur nga bashkia e Vorës me 7 orë ujë dhe më pas është Selenica me 8 orë në ditë ujë për banorët.

Ndërsa Bashkia e Korçës dhe e Pogradecit kryesojnë listën me performancën më pozitive, ku qytetarët furnizohen me ujë të pijshëm përkatësisht 24 dhe 23 orë në ditë. Kurse furnizimi me ujë në Tiranë dhe përgjatë vijës bregdetare luhatet nga 13-19 orë/dita.

Problemi i furnizimit me ujë të pijshëm, nuk është zgjidhur prej dekadash në Shqipëri, e cila në rang kombëtar ka ujë të pijshëm mesatarisht 16.6 orë, duke u rritur me vetëm 0.3 orë në raport me vitin 2022.

Kjo situatë duket se nuk po merr zgjidhje as me reformën e organizimit të ujësjellësve, që shkriu 43 shoqëri, dhe i bashkoi në vetëm 15 ujësjellës në të gjithë vendin.

“Faktorët kryesorë që shkaktojnë këtë vazhdimësi të ulët të kohës se furnizimit me ujë janë humbjet e ujit nga mbi konsumi i pamatur si pasojë e faturimit aforfe, nga lidhjet e paligjshme dhe nga humbjet teknike në rrjete si rezultat i gjendjes së amortizuar të thellë të tyre”, thuhet në raportin e ERRU-së.

Por teksa nuk po garantohet furnizimi pa ndërprerje 24/7, ERRU raporton se është rritur niveli i ujët të harxhuar por i pa faturuar. Në vitin e kaluar 64% e ujit nuk është faturuara, duke u përkeqësuar në raport me 2022-shin kur uji pa të ardhura ishte në 63.7%.

Referuar raportit vjetor të Entit Rregullator të Ujit, vetëm 76.2% e popullsisë mbulohet me furnizim, duke rënë me 1.8% krahasuar me vitin 2022, kur mbulohej 78% e vendit.

Të dhënat zyrtare të ERRU tregojnë se borxhet e ujësjellësve janë 200 milionë euro, ndërkohë që riorganizimi i sektorit nga nxjerrë në pah edhe probleme të tjera, si mos përputhje e të dhënave për detyrimet e prapambetura të shoqërive të mëparshme, mos rakordim i numrit të klientëve debitor, mungojnë stafet e kualifikuara apo mungesë e dokumentacioneve të rregullta.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?