‘Kur dola në skenë më plasën ujërat’, Valbona Mema rrëfen lindjen e vajzës: Isha në muajin e tetë të shtatzënisë

19 Shkurt 2023, 21:47| Përditesimi: 19 Shkurt 2023, 21:55

  • Share

Këngëtarja Vlabona Mema ka rrëfyer brenda shtëpisë së Big Brother momentet më të vështira që ka kaluar gjatë shtatëzanisë. Këngëtarja është shprehur se ka qenë në muajin e tetë kur ka sjellë në jetë vajzën dhe se i ka ndodhur një e papritur gjatë një performance në koncert. Në rrëfimin me banorët, Valbona Mema ka treguar se i kanë plasur ujërat në skenë kur ka qenë duke performuar në një koncert në Prishtinë.

“Lindja e vajzës time është libër. Kisha ngelur pa dashur shtatzënë nuk e dija. Isha shumë e re dhe e frikësuar. Kisha shumë frikë nga jeta se u përballa me shumë gjëra. Unë mora rrugën për në Prishtinë për një koncert dhe sakrifikova veten time duke qenë në muajin e tetë.

E shikoja në momentin që dola në skenë më plasën ujërat. Dhe e vazhdova këngën edhe pse isha veshur me rroba të gjera. Shkova në maternitet. Isha e trembur. Thashë po humbja fëmijën. Kam ndenjur gati 24 orë. Pastaj më vjen në dhomë një doktor dhe më tha do të ndihmoj unë tani”, është shprehur ajo.

Valbona ka treguar vështirësitë që është përballur për të rritur fëmijët pasi bashkëshorti i saj u nda nga jeta.

“E kam dritën e syrit. Është shumë e bukur rritja e një fëmije. Vajza ime është dem, ka një karakter shumë të fortë. Nuk ngjan me mua dhe djalin. Ngjan me të atin. Është pak e ftohtë. Humbja e babait e bëri kështu sepse ajo u mbyll në vetvete. Isha vetëm. I rrita vetëm. Përtypa shumë gjëra që fëmijët e mi nuk donin ta shikonin nënën e tyre duke qarë.

Jam një nënë që nuk bëhem dot shoqe me fëmijët e mi. Duhet ta kem atë lloj autoriteti. Më është dashur shumë kohë ta bindja që babai i saj nuk kthehej sepse e priste shumë. Ka një karakter që nëse të do, të do. Nëse nuk të do, nuk të do. Fëmijët nuk duan të më shohin të mërzitur këtu. Duan të më shohin vetëm të qeshur”, deklaroi Valbona Mema.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?