Foto ilustruese

Shëndeti

Kur duhet ta ndryshoni furçën e dhëmbëve...

21 Tetor 2019, 19:37| Përditesimi: 21 Tetor 2019, 19:46

  • Share

Kur është hera e fundit që keni marrë një furçë të re dhëmbësh? 

Sipas disa të  dhënave 42% e njerëzve nuk e ndryshojnë furçën e dhëmbëve aq shpesh sa duhet. 

Por ekspertët janë shprehur se mund t' ju krijojë probleme për gojën tuaj.

Sipas Inna Chern, një dentiste në  New York, furça e dhëmbëve  tuaj duhet të ndryshohet çdo 3 deri në 4 muaj në mënyrë që të shmangeni prishjen e dhëmbit, dëmtimin e smaltit apo mbingarkesën e baktereve. 

Një nga problemet më të zakonshme që mund të vijë nga përdorimi i një furçe dhëmbësh të vjetër është një aromë e keqe.

"Kur nuk e ndryshoni furçën tuaj në kohën e rekomanduar, mishi mund të fryhet. Furça mund të bëhet më pak efektive në heqjen e  mbeturinave të ushqimit rreth dhëmbëve”, ka thënë dentistja.

Dentistja rekomandon të ndryshohet  furça pas një sëmundjeje të kohëve të fundit, që mund të jetë një e ftohtë, grip ose infeksion bakterial, për të shmangur rikthimin dhe infektimin e furcës.

Sipas saj sugjerohet të blini furça të shumta dhëmbësh në të njëjtën kohë.

Në këtë mënyrë, kur është koha për të ndryshuar furçën e dhëmbëve, ju tashmë keni një grumbull të tyre në shtëpi. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?