‘Kur e mora qyteti m’u vu kundër’, De Laurentiis ndez finalen e Kupës: Sarri më tradhtoi për para

15 Qershor 2020, 12:33| Përditesimi: 15 Qershor 2020, 12:34

  • Share

Në prag të finales së Kupës së Italisë presidenti i Napolit Aurelio de Laurentiis ka folur pa u kursyer ndaj trajnerit të Juventusit, Maurizio Sarri, që për tre vite ka qenë nën drejtimin e skuadrës së kaltër. Me Sarri-n Napoli zhvillonte një lojë magjepëse, të cilën e kishte zili e gjithë Europa, por ndarja ka qenë jo pak e dhimshme.

Për ‘Corriere dello Sport’ në lidhje me Sarri-n presidenti de Laurentiis është shprehur: “Ai më tradhtoi duke përdorur shumë justifikime vulgare, mes tyre ajo e parave. Unë doja të qëndronte por ai u largua me këtë justifikim.”

 

De Laurentiis foli edhe për momentin kur zgjodhi Sarri-n në drejtim të Napoli-t: "Në atë moment tifozët mbushën qytetin me parrulla kundër meje.”

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?