Lulzim Basha dhe Eduard Selami

Politikë

Kur Eduard Selami paralajmëronte krizën e sotme të PD: Basha e ka futur partinë në gjendje lufte brenda llojit pa rrugëdalje

29 Prill 2021, 18:55| Përditesimi: 29 Prill 2021, 19:07

  • Share

TIRANË- Kriza ku është futur sot Partia Demokratike është paralajmëruar më herët nga ish kryetar i PD-së, Eduard Selami. Ai ka qenë një nga zërat më të fortë kundër kryedemokratit Lulzim Basha, të cilit i ka bërë shpesh herë thirrje për të hapur partinë, pasi sipas tij, ka nisur një luftë civile brenda llojit që po e çojnë PD drejt një vendi pa rrugëdalje.

"Mbaj premtimin hape PD me këtë statut, PD o shkoj dhe më keq se e ka kthyer partinë në shërbim të kryetarit, lidershipi nuk është pushtet dhe pozitë. Si mund të jemi partia e demokracisë dhe lirisë kur vidhen votat brenda nesh dhe nuk ka qëndrim, a doni ta bëni si në '95 bëjeni. Basha e ka futur PD në një rreth vicioz në një gjendje të luftës civile brenda partisë pa rrugëdalje. Mbaj premtimin, hape PD", ka thënë ai më herët.

Situata brenda PD-së nuk është shumë e qetë që pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, që pasohet nga disa humbje të tjera të kësaj force politike nën drejtimin e Lulzim Bashës. Për këtë arsye, një pjesë e tyre kanë kërkuar dorëheqjen e Bashës që e bëjnë përgjegjës kryesor për humbjen. Më herët, Edith Harxhi, Endira Bushati, Bujar Nishani, Ibsen Elezi, Bislim Ahmetaj, Arben Imami, Arben Ristani, Edvin Kulluri, Pirro Ahmetaj dhe Endrit Hoxha përmes një deklarate shprehen se Lulzim Basha ka dëmtuar opozitarizmin në vend duke e lënë atë në dorën e Ramës. I pari që e kërkoi ishte anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli, më pas ish presidenti Bujar Nishani dhe Arben Ristani duke u pasuar nga një numër shumë i madh demokratësh të tjerë. 

 

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?