Në çdo tavolinë kafeneje të qytetit, shtëpi por edhe zyrë, të gjithë flasin nga pak për shtëpinë më të ndjekur të momentin “Big Brother”.
Dashuriçkat, polemikat dhe ngjarjet e ndryshme mes “yjeve” “pushtojnë” gjithnjë portale dhe komentohen nga kushdo, ata tashmë janë bërë pjesë e përditshmërisë së shqiptarëve.
“Kur fillon Big Brother Vip s’ka kollitje as nuk ka grip. Si që ditë, si që natë me ba lojë me ba gallatë”, këto janë vargje nga kënga krijuar posaçërisht për ‘Big Brother Vip” nga vëllezërit Lleshi.
Me tone humoristike ata kanë përmendur gjatë këngës disa prej personazheve brenda shtëpisë, si Donaldi dhe Arjola.
Ata kanë theksuar gjatë gjithë këngës se emisioni është shumë i ndjekur dhe shqiptare “harrojnë dhe hallet” vetëm për ta parë.
“Ky milet ja ka marrë dorën, fikson ditën edhe orën, i harrojnë hallet tona veç me pa kur del Arbana.”, thuhet në këngë.