Foto ilustruese

Kur gënjen, Policia humb respektin

9 Janar 2019, 07:34| Përditesimi: 9 Janar 2019, 12:45

  • Share

Në Policinë e Shtetit duket se po rritet një tendencë shqetësuese: t’i fshehë lajmet shtypit. Vjedhja në argjendarinë “Altınbaş” në City Park u krye më 2 janar dhe atentati kundër shtëpisë së Vladimir Mulaj, vëllai i Natasha Mulaj, kreut të Komisionit të Apelit të Vettingut, madje ka ndodhur më 1 janar (Lexo këtu). Janë dy lajme të rënda, të cilat opinioni publik kishte detyrimin t’i dinte. Por Policia i mbajti sekret dhe vetëm falë punës së gazetarëve tanë këto lajme u zbuluan dhe u publikuan. Kishte ndodhur një gjë e tillë edhe në fund të dhjetorit, me tentativën e rrëmbimit të një biznesmeni në Elbasan; edhe në atë rast, vetëm në sajë të punës së gazetarëve tanë ngjarja doli në dritë.

Marrëdhënia mes shtypit dhe Policisë bazohet mbi bashkëpunimin dhe mbi respektin e ndërsjelltë. Në rast se Policia mendon t’i gënjejë gazetarët duke iu fshehur faktet, kjo marrëdhënie merr një krisje, besimi bie dhe dëmin e pësojnë të gjithë. Opinioni publik ka të drejtën të dijë atë që ndodh në vend dhe të gjithë duhet të japin kontribut për transparencën: Policia duke informuar dhe gazetarët duke publikuar. Krimi nuk luftohet duke fshehur lajmet dhe këtë Policia duhet të dijë.

Krimi mposhtet duke arrestuar vjedhësit e argjendarisë “Altınbaş” (Lexo këtu) dhe atentatorët kundër banesës së Vladimir Mulaj dhe jo duke bërë sikur nuk ka ngjarë asgjë, ose duke u përpjekur, në mënyrë naive, për të fshehur ngjarjet. Policia duhet të mbetet një model pozitiv i një Shteti modern edhe në aftësinë e saj për të thënë gjithnjë të vërtetën. Një Polici që gënjen, humb respektin e të gjithëve.

Komento

Komente

  • Ermali: 26/01/2019 07:34

    E marre me mend qe ky veprim i policise per mos raportuar çdo ngjarje qe ndodh ne vend mund te kete lene pa pune shume gazetare te kronikes, por eshte veprimi i duhur per mos helmuar me tej kete vend me lajme te zeza qe gjenerojne me teper ngjarje te zeza. Edhe ne Kosove po te lexosh lajmet e kronikes, eshte vetem nje paragraf komunikate e policise ku jepen vetem inicialet e personave te perfshire ne ngjarje dhe me pas çdo veprim ndiqet nga organet ligjzbatuese. Nuk shkon gazetari te pyes me soje e sorrollop cfare familje ishte filani, po fisteku qe vdiq dhe t'ia bejne gjyqin aty ne vend.

    Përgjigju
  • Ton ton: 09/01/2019 08:10

    Esht çeshtje besimi perpara se te jete respekti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?