Kur kthehet koronavirusi… Ja si ndikon infektimi për herë të dytë

11 Shtator 2020, 15:23| Përditesimi: 11 Shtator 2020, 15:25

  • Share

Sars-CoV-2 mund të rikthehet për të infektuar njerëzit tashmë të prekur nga sëmundja. Kjo tashmë është vërtetuar…Por ri-infektimi i mundshëm me Covid ende gjeneron dyshime dhe pyetje të shumta, të cilave shkencëtarët ende nuk u kanë dhënë përgjigje.

Rastet e ri-infektimit

Gazeta italiane ‘Il Giornale’ thotë se rasti i parë u dokumentua disa javë më parë nga studiuesit e Universitetit të Hong Kongut: një 33-vjeçar, i rikuperuar nga sëmundja, u infektua përsëri katër muaj e gjysmë pas infeksionit të parë. Parashikimi i artikullit që përshkruan rastin, botuar në revistën shkencore Sëmundja Klinike Infektive, tregon që virusi "mund të vazhdojë të qarkullojë midis popullatave njerëzore". 

Disa ditë më vonë, ekspertë nga Universiteti i Nevada-s dhe Laboratori i Shëndetit Publik të Shtetit të Nevada-s kryen një studim mbi një 25-vjeçar, i konsideruar si rasti i parë i ri-infektimit në Shtetet e Bashkuara (dhe i dyti në botë). Djali u infektua me dy lloje të ndryshme të koronavirusit

"U zbulua – thuhet në studim - që dy viruset e riinfektimit të 25 vjeçarit kishin shkallë mospërputhje gjenetike që nuk mund të shpjegohet në mënyrë tjetër, veçse përmes evolucioni afatshkurtër in vivo". 

Studiuesit më pas arritën në përfundimin se "është e mundur që njerëzit të infektohen shumë herë me SARS-CoV-2”.

Për të vërtetuar që ishin dy infeksione të ndryshme dhe jo vazhdimi i infeksionit të parë, ekipet e Hong Kong dhe Nevada renditën gjenomet virale të dy infeksioneve: ndryshimet që dolën ishin të mjaftueshme për të treguar që pacienti në fjalë ishte infektuar dy herë, jo si rast përsëritës i virusit të parë

Ka akoma shumë pak raste për të sqaruar frekuencën me të cilën mund të ndodhë një infeksion i dytë. Drejtori i Klinikës së Sëmundjeve Infektive të spitalit San Martino në Genova në Itali, Matteo Bassetti, bëri thirrje për kujdes…

"Ekziston një studim mbi një rast në Hong Kong te një person i cili doli përsëri pozitiv pas disa muajsh. Por është vetëm një rast… Jini të kujdesshëm edhe pse një rast nuk është një fenomen. Do të ishte ndryshe nëse sot do të kishim mijëra raste të ri-infektimeve nga Covid-19 ". 

Margaret Harris, zëdhënëse e OBSH tha se ri-infektimi me virusin Covid-19 është i mundur, por që numri i rasteve mund të të jetë shumë i vogël.

Ka shumë pak raste të dokumentuara që të vërtetojmë agresivitetin e ri-infektimeve. Sipas virologut Jonathan Stoye i Institutit Francis Crick në Londër, ashpërsia e sëmundjes ndryshon nga personi në person dhe nga infeksioni në infeksion. Ashpërsia e Covid-19 mund të ndryshojë në varësi të dozave fillestare të virusit dhe shëndetit të përgjithshëm të personit të infektuar, të cilat mund të ndryshojnë me kalimin e kohës. 

Dyshimet për imunitetin

Rastet e dokumentuara të ri-infektimit kanë ngritur gjithashtu dyshime në lidhje me kohëzgjatjen e imunitetit. Duket se antitrupat neutralizues, pra ata që parandalojnë virusin të sulmojë qelizat, priren të zhduken pas disa muajsh pas infektimit. 

"Sot ne e dimë se ata që kanë pasur koronavirus kanë imunitet kontakti, dmth antitrupat neutralizues që duhet të zgjasin 6-12 muaj - shpjegoi Bassetti - Në këtë periudhë është e arsyeshme të mendosh se këta njerëz janë të mbrojtur nga sulmet. Por zhdukja eventuale e antitrupave nuk nënkupton humbjen totale të imunitetit, sepse sistemi ynë imunitar është gjithashtu i pajisur me limfocite T, të cilat janë në gjendje të identifikojnë dhe shkatërrojnë qelizat e infektuara. Por në rastin e Covid-19, jo të gjithë subjektet e infektuar zhvillojnë antitrupa neutralizues, siç shpjegohet nga Carlo Federico Perno, drejtor i Mikrobiologjisë dhe Diagnostifikimit Imunologjik në Spitalin e Fëmijëve ‘Bambino Gesù’ në Romë, në një intervistë për gazetën italiane ‘La Repubblica.

"Për arsye ende të panjohura - shpjegoi ai - ka njerëz të cilët prodhojnë antitrupa jo-neutralizues, por që nuk janë mbrojtës”.

Sidoqoftë, sipas ekspertëve nga Universiteti i Hong Kongut, "nuk ka asnjë provë që disa pacientë kanë nivele në rënie të antitrupave pas disa muajsh nga koha e infektimit apo shërimit". 

Në fakt, Sars-Cov-2 mund të vazhdojë të qarkullojë te popullata njerëzore "si në rastin e koronavirusëve të tjerë të zakonshëm të lidhur me ftohjet”.

Rëndësia e vaksinës

Dyshimet në lidhje me imunitetin dhe mundësinë e ri-infektimit nuk dëmtojnë përpjekjet për të zhvilluar një vaksinë kundër Sars-CoV-2. Ka antidote, për shembull, që kanë nevojë për "nxitës" për të ruajtur mbrojtjen kundër virusit që ata luftojnë. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?