Kur lëkura paralajmëron sëmundje…Sklerodermia, sëmundja që plak para kohe / Ylli Merja rekomandon bimët më efektive

22 Prill, 15:13| Përditesimi: 22 Prill, 15:45

  • Share

Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, flasim për një sëmundje autoimune e cila prek më së shumti gratë sesa burrat, skleroderma, një çrregullim kronik që prek lëkurën, nyjet, enët e gjakut dhe organet e brendshme. Në disa njerëz, skleroderma ndikon vetëm në lëkurë, ndërsa te të tjerë prek edhe enët e gjakut, organet e brendshme ose traktin tretës.

“Sklerodermia shoqërohet me rritjen e kolagjenit përtej normës në inde, kyçe, organet e brendshme, sistemin tretës, mëlçi, veshka, zemër, në arterie dhe vena” shprehet specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja. Skleroderma prek gratë më shpesh sesa burrat dhe më së shpeshti shfaqet midis moshave 30 dhe 50 vjeç, por mund të ndodhë në çdo moshë.

Shkaktarët e sklerodermës janë prodhimi nga trupi ose marrja me tepricë e produkteve që përmbajnë kolagjen, ekspozimi i trupit ndaj kimikateve, ulja e sistemit imunitar, por dhe faktorë të panjohur.

Shenjat dhe simptomat ndryshojnë në varësi të asaj se cila strukturë është prekur:

  • - Trashje, ngurtësim, rrudhosje, puçra në lëkurë
  • - Gishta të enjtur, të skuqur
  • - Ulçera, gangrenë në duar, këmbë
  • - Zbardhje gishtash, shputa e dorës ose e këmbës nga depozitimi i kalciumit
  • - Ndjeshmëri ndaj uljes së temperaturës (skuqje duarsh, enjtje gishtash, mavijosje lëkure)
  • - Çrregullim i qarkullimit të gjakut, çrregullim i funksionit të veshkës
  • - Vështirësi në gëlltitje, djegie stomaku, jashtëqitje shpërthyese
  • - Frymëmarrje e shkurtër, gulçime
  • - Kollë e thatë e shpeshtë, cikatrizim në mushkëri
  • - Anoreksi, anemi
  • - Rënie floku
  • - Lëkurë e pigmentuar (pika ose zinxhirë puçrash)

“Edhe pse nuk ka një shërim të plotë për sklerodermën, ekzistojnë trajtime të ndryshme që e mbajnë në kontroll” shprehet specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja, të cilat ndihmojnë në lehtësimin e simptomave që ndryshojnë nga personi në person dhe përmirësojnë cilësinë e jetës së pacientit.

“Së pari duhet të pakësohen produktet që përmbajnë shumë kolagjen si mish, peshk, vezë, algat e detit. Gjithashtu duhet të pakësohen produktet që përmbajnë mikroelemente zink, mangan, bakër, produktet që përmbajnë vitaminë E duhet të ulen, frutat e thata dhe të përdorin më shumë perime dhe bimë mjekësore si mëllaga, molla e egër, salepi, murrizi, që përmirësojnë funksionimin e organit që shfaq problemin shëndetësor si dhe ekstrakte e kremra që përmirësojnë problemet në lëkurë” thekson Merja duke vijuar me disa këshilla:               

Për skleroderminë në lëkurë

  • - Lulja e frashërit të bardhë është shumë efikase për t’a pirë si çaj dhe për të shpëlarë lëkurën. Gjithashtu petalet e trëndafilit qetësojnë lëkurën dhe nuk e lënë atë të irritohet.
  • - Lyejeni lëkurën me ekstrakt variçe dhe uthull molle në raporte të njëjta 1:1. Pasi thahet vendosim krem me kërmill ose kremin Reumer 2 herë në ditë.

Për skleroderminë sistemike

  • - Për probleme në zemër dhe qarkullim gjaku përdorim: çajin kolestomer 2-3 gota në ditë, propolis me rigon. Çaji me mollë të egër dhe murrizi nuk duhet të mungoje. Kufizojmë mishin, peshkun, fara kungulli, fruta deti, spirulinë
  • - Për problemet në mushkëri konsumojmë: çajin bronkomer 3 gota në ditë, çaj me fruta pylli 1-2 gota në ditë, propolis me rigon
  • - Për problemet në mëlçi konsumojmë çaj detoks 3x1 gotë në ditë dhe gjembgomari e mollë të egra.   

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?