Nuk është se PS këtë herë ka fituar një boom me vota që duhet të na habisin të gjithëve.
Nëse bëjmë një krahasim me zgjedhjet e 2013 e shikojmë qartë, se PD nuk ka pësuar rritje dhe po ashtu se votat e saj janë shpërndarë në subjektet e tjera politike që thuajse të gjitha janë një derivat i saj.
Në 2013 ishin këto rezultate në zgjedhje:
PS 713407,65 vota me 65 mandate
PD 528373 vota me 57 mandate
Në zgjedhjet e 2025:
PS 785615 vota me 83 mandate
PD 509163 vota me 50 mandate.
Pra, duke pasur parasysh se këtë herë patëm edhe 180 mijë votues më shumë e për herë të parë nga Diaspora, shikojnë se diferenca e PS në 2025 me 2013 është vetëm
72208 vota më shumë. Ndërkohë me këtë diferencë kaq të papërfillshme ka prodhuar rreth 18 mandate më shumë.
Për të parë absurditetin dhe shumicën jo reale dhe jo të drejtë që prodhon ky kod mjafton të marrim partinë e tretë më madhe në këto zgjedhje që është NISMA-SHB e cila edhe pse ka marrë 57555 vota në zgjedhjet e fundit ka prodhuar vetëm një mandat. Ndërsa PS me një diferencë prej 72208 votash ka prodhuar 18 mandate më shumë në krahasim me 2013.
Nëse bëjmë një analizë a priori PD i kanë marrë kryesisht tre subjektet e tjera rreth 124194 vota. Në këto zgjedhje mund të ketë pasur parregullsi e këto nuk janë një surprizë në realitetin tonë politikë, por nëse PD do të kishte administruar më mirë krizën e saj të brendshme si dhe të kishte pasur vullnetin për një Bashkim me bazë të gjerë reale dhe jo me subjekte që nuk kanë prodhuar asgjë situate e saj do të ishte shumë më e mirë sesa rezultati aktual.
Gjithashtu, nëse do të kishte pasur një listë më dinjitoze duke respektuar edhe kriterin e primareve për kandidaturat dhe po ashtu një qasje më pozitive ndaj drejtësisë i ka pasur të gjitha mundësitë që të fitonte këtë herë zgjedhjet.
Humbja është pasojë e kodit elektoral të aprovuar nga ata që prodhon shumica artificiale në raport me mandatet dhe votuesit, lidershipi i konsumuar dhe listat jo në lartësinë e premisave të shqiptarëve.
Komente
