Këngëtari Xhoni Shahu

VIP & Spektakël

“Kur mora biçikletën ajo kishte ikur”, këngëtari shqiptar tregon si e refuzuan

2 Dhjetor 2018, 20:11| Përditesimi: 2 Dhjetor 2018, 20:17

  • Share

Kënga “Mike” ishte me të vërtet refreni i kësaj vere që kaloi, dhe nxori gjithashtu në pah një nga talentet e rinj shqiptar në muzikë, Xhon Shahun. Ky i fundit i ndezi të gjithë në bashkëpunimin me Elvana Gjatën dhe reperin Ledri Vula.

I ftuar në “Xing me Ermalin”, Xhoni tregoi një histori me një vajzë që kishte njohur në një koncert.

“Isha me Elvanën në Durrës. Isha mbrapa skenës për qefin tim. Fansat e kuptuan që s’kishin ça të bënin me Elvanën dhe thanë ‘hajde bëjmë foto me Xhonin'. Po mirë thashë unë. Më pyeti njëra ‘a do shkojmë bashkë diku’, ‘po’, I thashë unë, ‘prit sa të marr biçikletën’. Ndërkohë sapo unë mora biçikletën ajo kishte ikur,”- tregoi Xhoni. Më tej këngëtari tha se aty kuptoi se duhej të ndërronte biçikletën.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestimi i Veliajt, si e vlerësoni qëndrimin e Ramës ndaj drejtësisë?