Edi Rama dhe Drini

‘Kur nën ferrë çel trëndafili’, Rama bën lëmsh rrjetin, në pak orë fotoja merr mbi 30 mijë pëlqime

1 Shkurt 2022, 22:46| Përditesimi: 1 Shkurt 2022, 22:53

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mbrëmjen e sotme një fotografi në rrjetet sociale, ku protagonist është vetë kreu i qeverisë dhe një djalosh i vogël. Fotoja e cila duket shumë e arrirë nga ana artistike, ka marrë në vetëm pak orë mbi 30 mijë pëlqime.

Por një pjesë e madhe e komentuesve në Facebook, e kanë ngatërruar djalin, me të birin e kryeministrit, Zahon, kjo edhe për shkak të përshkrimit me të cilën e kishte shoqëruar Rama imazhin: "Kur nën ferrë çel trëndafili", shkroi kryeministri.

Shumë komentues e përgëzojnë për djalin, mirëpo burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se djali quhet Drini dhe është pjesë e ekspozitës "Në Kërkim të Artit" nga Helidon Gjergji.

Kujtojmë se artisti Helidon Gjergji është kthyer nga Amerika në Shqipëri me një ekspozitë në Qendrën për hapje dhe Dialog në Kryeministri që titullohet “Në kërkim të artit”.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?