Politikë

VIDEO/ Kur një minutë heshtje bëhet ‘një m*t’, gafa e Berishës teksa shprehte ngushëllimet për Papa Françeskun

21 Prill, 12:47| Përditesimi: 21 Prill, 13:01

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një tjetër gafë ditën e sotme gjatë një takimi për fushatën elektorale në Pukë.

Berisha donte të ftonte të pranishmit që të mbanin një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut, por ai bëri një tjetër gafë që nuk i shpëtoi askujt.

Ish-kryeministri ngatërroi fjalët, duke thënë: “Ju ftoj të nderojmë me një m*t... me një minutë heshtje një burrë të madh të njerëzimit dhe një mik të shquar për kombin shqiptar, Papa Françeskun i cili u nda sot nga jeta. Krishtërimi mbarë njerëzimi, shqiptarët kanë humbur një kollos të mendimit, të besimit te Zoti por edhe të dashurisë dhe respektit për njëriun."

H.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Drini: 21/04/2025 20:08

    Kur u ankuan per Joe Biden, ky eshte me i rrjedhur se ai. Si mund ti shkohet pas dhe si mund te votosh e te kesh kryeminister kete njeri. O shqiptare qe i shkoni pas i therrisni mendjes,mendoni per nje cast nuk eshte pune inati drejtimi i nje vendi

    Përgjigju
  • Mario: 21/04/2025 17:01

    Ky ka rrjedh, po ashtu kan rrjedh edhe ata qe i shkojn mbas akoma.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?