Familja mbretërore britanike

Kur një Republikë si e jona kanë kurajën ta quaj "demode" Mbretërinë angleze

11 Shtator 2022, 11:15| Përditesimi: 11 Shtator 2022, 11:17

  • Share

Të kritikosh demokracinë angleze duke pasur parasyr proceset e evoluimit historik është një kurajë e madhe e sidomos nëse kjo bëhet nga Republika Parlamentare si ajo e jona! Përplasja e madhe mes Republikës dhe Monarkisë është sa e hershme aq edhe prezente e kjo i ka zanafillat e saj që nga Roma e lashtë,  revolucioni francez, pavarësia e SHBA, shpërbërja e perandorive të mëdha pas Luftës I Botërore, mos konfirmimi i disa monarkive pas Luftës II botërore si ajo e Italisë apo edhe krijimi i disa shteteve të pavarura pas shpërbërjes se Bashkimi Sovjetik, ku shumë zgjodhën modelin e Presidencializmit si formë Qeverisje!

Mbretëria britanike  më shumë se formë qeverisje, mund të themi me bindje të plotë se është vetë simboli i saj shtetëror dhe Kombëtar! Rasti i Anglisë është një ndër rastet ubikale në Botë ku evolucioni ka ardhur natyrshëm dhe gjithmonë prioritet kanë qenë të drejtat dhe liritë e njeriut!

Anglia edhe pse ka Monarki ka sistemin më të shendosh, me klasik e më të hershëm të parlamentarizmit! Sot, Korona britanike ka pushtet shumë të reduktuar e mandje më të vogël se sa kanë Presidentët në Republika Parlamentare e sidomos nëse e krahasojmë me ato të Presidentit italian që ka shumë ngjashmëri me Presidentin e Republikës së Shqipërisë!

Fuqitë formale të mbetura të Koronës britanike janë të kualifikuara si "prerogative" në të drejtën kushtetuese britanike, por në fakt edhe këto sot janë thuajse të gjitha të ushtruara nga Kabineti dhe Mbretit nuk i mbetet veçse "the right to be consulted, the right to encourage, the right to warn" ose sipas formulës të Bagehot: "e drejta për tu konsultuar, e drejta për të inkurajuar dhe e drejta për të paralajmëruar rreziqet e ndonjë vendimi".

Në planin formal, vendimt e marra nga Korona janë në gjirin e Kishillit Privatë të Koronës "Privacy Council" i formuar nga 300 këshilltarë. Ky këshill ka rol themelor për betimin e mbretit ose në rastin e martesave mbretërore. Mbreti i sotëm anglez ka më pak kompetenca se një president i Republikës Parlamentare, por dallimi i vetëm dhe më i rëndësishëm është elementi i trashëgimisë! Mbretëria Angleze me aktin e trashëgimisë, jo vetëm që nuk sjellë asnjë efekt të drejtpërdrejtë në cilësin e demokracisë së këtij vendi, sepse këtë e ben shumë mirë  Parlamenti me dy dhomat e tij atë Komunave dhe Lordëve, por duke qenë thellësisht simbol i sovranitetit forcon e garanton më shumë unitetin në të gjithë mbretërinë!

Që nga Magna Carta Liberatum në vitin 1215, Bill of Right në 1689, Act of Settlement në 1701, Reform Act në 1832, Reelection o Ministers Act 1919, 1926 dhe Crow Act në 1964 janë vetëm disa prova se si sistemi britanim ka evoluar duke u përmisuar dhe duke forcuar demokracinë, si një model unik, origjinal! Të konsiderosh si tejkalim të kohës Monarkinë Britanike do të thotë të mos njohësh e të mos pranosh një ndër format më të hershme e më të mira të demokracisë! Anglia i ka tejkaluar me kohë barrierat e saj psikologjike, sepse përmisimet dhe demokracia ka ardhur si një proces unifikues me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve të saj!

Komento

Komente

  • Leka: 11/09/2022 11:49

    Kur nje hajvan si ti ka kurajen te shkruaje do thoja une. Meso te shkruash nje here, pastaj fillo nga servilizmat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?